Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Julian Vlashi, Tek “Guri i Kullës” në Rrasfik të Rubikut, “Kulla e barotit të Skënderbeut”..

Studiuesi Vlashi: Mark Tirta, fortifikimin e përmend si “Kulla e barotit të Skënderbeut”..

Nga Pirusti News
917 Shikime
SHPERNDAJE

Gjurmët e fortifikimit, që në traditën vendase njihet edhe si “Guri i Kullës”, ruhen mbi një terren pjesërisht shkëmbor bri luginës Fanit. Gjatë një vëzhgimi sipërfaqësor hasëm në gjurmë muri lidhur me llaç, por edhe në mure lidhur në të thatë. Gjurmë muresh të rrëzuara ka në një sipërfaqe të gjerë. Sipas banorëve të zonës, gurë nga fortifikimi janë përdorur për ndërtime të ndryshme në periudhën komuniste.

Në afërsi të fortifikimit, gjatë punimeve për ndërtimin e shkollës së fshatit dhe hapjen e rrugës që lidhte shkollën me rrugën automobilistike, janë zbuluar një sërë varresh të antikitetit dhe antikitetit të vonë. Gjithashtu në afërsi të fortifikimit, ka qenë edhe një kishë e hershme, që nga banorët vendas njihet si “Kisha e Ftâs”.

Në një raport të botuar në “Materiale të Sesionit Arkeologjik”, 2-3, X. 1967, Tiranë 1968, prof. Mark Tirta, fortifikimin e përmend si “Kulla e barotit të Skënderbeut”, ku ndër të tjera shkruan: Me interes është edhe “Kulla e barotit të Skënderbeut” që ndodhet në breg të Fanit në Rrasfik, rrënojat e së cilës shtrihen në nji sipërfaqe prej rreth 2000 m².

Prof. Tirta e përmend fortifikimin edhe në artikullin “Skëndërbeu në gojëdhënën popullore të Mirditës”, botuar në “Konferenca e dytë e studimeve Albanologjike (12-18 janar 1968)”, Vol. 1, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, 1969.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest