Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ditë shqiptarie në Preshevë pjesa e dytë….

Nga Pirusti News
551 Shikime

Nga Dr. Anna HIDA, Romë
Siç e thamë më lart nuk dua të flas për kumtesat pasi në pranverë do të publikohen, por dhe ngaqë ishim shumë studiues nuk dua ti ngelë hatri askujt.
Në fillim të hapjes së ditës së parë, profesor Xhemaledini na kërkoj ndjesë sepse po vonohej fonia.” Janë ndaluar nga policia për kontroll. ngaqë jemi zonë e kalimit ilegal të klandestinëve” .
Në drekë ishim në të njëjtën tavolinë me përgjegjësin e fonisë i cili na shpjegoj se ishte ndaluar nga policia për më shumë se një orë, ngaqë kasat e mikrofonave me ngjyrë të zezë u janë dukur si persona.

Pyetjes sonë -Po përse nuk folët me policinë që t’ju kontrollonte? Nuk flasim dot sepse nuk njohim gjuhën e tyre. Fatkeqesisht jemi të kontrolluar jo vetëm nga policia serbe, por këto anë i kontrollon edhe policia hungareze (sipas një marrëveshjejet mes serbisë dhe hungarisë)- na shpjegon zotëria – dhe nuk e njohim gjuhën hungareze.
Çfarë presioni… dy lloj policie…pa dash të hyj në trafiqet internacionale, (shumë afër nesh, policët hungarezë kishin ndaluar dhjetëra klandestinë afganë me faqe përmbys mbi tokë) ata njerëz të mirë të Luginës që duan lirinë, demokracinë, kulturën artin, ndalohen edhe kot më kot, atyre u duhet të lëvizin në krahinën e tyre me dokumenta sikur të ishin të huaj.
Kumtesat vazhdojnë njëra pas tjetrës dhe nuk ndjehet lodhja sepse kureshtja dhe etja për të njohur sa më shumë figura të ndritura është e madhe. Është gjithmonë prof. Xhemaledini që me urtësinë e tijë na trasmeton qetësi të gjithëve, i ulur diku nga rreshtet e fundit ju lë fjalën moderatorëve të ndryshëm të cilët drejtojnë seancat. Të gjithë të barabartë. Ide shumë e bukur kjo e profesorit mikpritës.
Nuk harroj sytë e profesor Jaho Brahimajt dhe Dod Lulit, të cilët kishin sjellë material të paparë ndonjëherë për Shtjefen Xheçovin. Kushedi sa ditë e net nëpër arkiva, për të sjellë diçka të veçantë për në konferencë.
Darka erdhi por bashkë me të edhe supriza. Djemtë e fonisë nuk ishin thjesht dixhej, por kishin një grup muzikor popullor, ku me zërat e tyre fantastik na ofruan më shumë me luginën. Këngët qytetare të Shqipërisë mesme ishte zhanri i tyre, ku të gjithë kënduam e vallëzuam si në një dasmë ku nuse ishte “shkenca shqiptare”. Kënga “mora vargun, mora çarkun” u këndua me gjithë shpirt nga të gjithë… emocion i veçantë…
Dita e dytë e kumtesave vazhdoj me të njëjtin ritëm.
Po vinte mbasditja, fatkeqesisht ne të Italisë duhej të niseshim. Kërkuam falje i falenderuam për mikpritjen, falenderuam dhe organizatorët. ” Erdhëm këtu për të sjellë kumtesa, për të dhënë atë që dimë, por morëm më shumë nga çfarë sollëm nga kjo konferencë e thjeshtë, por me përmasa ndërkombëtare.
Profesor Murati (Kryetar i Lidhjes së historianëve në Zvicër) kishte thirrë një taksi që të na shoqëronte në kufi ku kishim makinën (kishte paguar dhe taksinë) me qëllim që udhëtimi i jonë të mos kishte probleme.
Taksisti (Skënderi djalë i Preshevës) na mori, kaluam kufirin pa problem. Ne menduam se mikpritja e Luginës kishte mbaruar aty me kalimin e kufirit, por taksisti nuk pranoi që ne të niseshim, na ofroi kafe dhe nga një shishe me ujë për pjesën tjetër të rrugës. Jo për vlerën monetare, por për vlerën shqiptare.. dhe ti mendon : “Oj Europë a ndahet vëllau nga vëllau, a ndahet gjaku, a ndahet zemra, pse na shkatërroni”? Skënderi nuk pranoj të na linte aty në “Dheun e mirë”po na shoqëroi deri në Gjilan edhe pse nuk hynte tarifa e pagesës. Me këtë taksist të thjeshtë njoha dhe një pjesë të zemrës së Luginës.
E vërtetë që konferenca ishte sponsorizuar nga Ministria e kulturës së Kosovës dhe për këtë asaj i shkon një falenderim i madh, po a ka nevojë Lugina për të tjera mbështetje, se nëqoftë se deri në 1999 Lugina kishte një farë autonomie (kështu na tregoj prof Xheladini) tani ska asgjë, varet plotësisht nga ata që sduan t’ja dinë se ka shqiptar.
Po Shqipëria çfarë mud të bëjë, shteti amë, mendoj se po … shumë bursa për studentët e Luginës, biletat më të lira për lëvizjet e këtyre shqiptarëve të vërtetë, që të mos ndjehen të braktisur.. projekte europiane për mosbraktisjen e tokës së Luginës…
Konferenca solli shumë dijetarë të cilët nuk jetonim më, por solli dhe një frymë të të menduarit ndryshe. Desha t’ju bëj pjesë edhe juve që se patët mundësinë të ishit pjesëmarrës në këtë konferencë, por dhe për të mos harruar se kemi diku një fis shqiptar që lufton për mbijetesë:”Preshevë Bujanoc e Medvegjë”.
Falenderojmë organizatorët, dhe në veçanti përfaqësuesin prof. Xhemaledin Salihun duke i uruar: “Sa më shumë konferenca të tilla për Luginën! Suksese”!

Pjesa e pare: 

Ditë shqiptarie në Preshevë ….

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest