Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

20 ton miell ndihmë per familjet në nevojë nga “Kastrati Group” i shtohen ndihmave të ardhura nga donatorë të tjerë

Nga Pirusti News
687 Shikime
SHPERNDAJE

Situata e rënduar për shkak të pandemisë edhe në zonën e Mirditës, po suportohet maksimalisht nga faktorë të ndryshëm dhe bisnese të njohura. Prej ditësh Bashkia Mirditë përmes “Fondacionit për Zhvillimin e Mirditës”, Vizion OJF, Kisha me Caritas Dioqeza Rrëshen, Kryqi i Kuq, Albsig dhe Intersig etj, kanë asituar mbi 2200 familje me shërbbime të ndryshme dhe pako ushqimore.

Ndërsa sot në orët e para të ditës “Kastrati Group” ka zbarkuar me një konvejer ndihmash me 20 ton miell të cilësisë së lartë. Një ndihmë e tillë mjaft e çmuar në këto ditë izolimi është mundësuar nga firma në fjalë, falë bashkëpunimit me bashkinë Mirditë. Mielli është magazinuar sot në mëngjes, për t’u shpërndarë më pas sipas listës së hartuar për familjet më në nevojë nga ana e zyrës sociale në bashki dhe njësitë administrative, në territorin e bashkisë Mirditë. Kjo është një ndihmë e çmuar, si një nevojë bazike, përmes të cilës do mund të asistohen me ndihmë qindra familje në gjithë territorin e bashkisë Mirditë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest