Ndue Dedaj: Pas dy vitesh, në 110 – vjetorin e Pavarësisë, kremtimi i 1 dhjetorit të flamurit në Rubik mund të jetë një festë me pjesëmarrje të gjerë”.
Plot 108 vite më parë, vetëm tre ditë nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë At’ Pal Dodaj famullitar i Kishës së Rubikut njoftoi me gëzim telegramin e mbërritur nga Dom Nikoll Kaçorri, sipas të cilit Shqipëria ishte shtet i mëvetësuar dhe i lirë, prej datës 28 nëntor.
Kronikanët e kohës kanë cituar se të gjithë të pranishmit i kaploi një gëzim i madh dhe aty për aty u shkrepën qindra batare armësh që njoftonin gjithë Mirditën. Ndërsa majë një shkrepit të lartë përmbi Rubik, një banor i zonës me emerin Dod Llesh Doda, me sa fuqi zëri kishte çonte lajmin tek pasuesi mbi malin tjetër, e të gjithë në vijim njoftuen tanë Mirditën.Vetëm pak ditë më vonë të gjithë mirditasit dhanë besën për të mbështetur qeverinë e Vlorës, që kryesohej nga Ismail Qemali dhe Dom Nikoll Kaçorri.
Pikërisht sot, në të njëjtin vend e në të njëjtën ditë e orë, në shkrepin përmbi Rubik, në ambientet e Kishës së Shëlbuemit, u bë ngritja e flamurit tonë kombëtar, flamurit të shpalljes së pavarësisë.
Të pranishëm ishin kryetari i Bashkisë z. Ndrec Dedaj, Ipeshkëvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta, drejtuesi i Unionin “Mirdita” Nikolin Jaka, kryetari i Këshillit të Bashkisë Mirditë z. Pjetër Pjetri, kryetarja e Njësisë Administrative Rubik Flora Jushi, historianët Paulin Z. Zefi i Juljan Vlashi, njerëz të artit e kulturës si Gjergj Marku, Ndue Dedaj, Gjok Pepa etj.
Në vijim të ceremonisë përkujtimore të kësaj date të shënuar për historinë e Mirditës, por edhe për historinë tonë kombëtare, në ambientet e jashtme të Kishës, aty ku u mbajt Kuvendi i Rubikut u mbajt një sesion shkencor me këtë rast, nën moderimin e gazetarit Gjergj Marku.
Në fillim z. Gjok Pepa lexoi kumtesën e realizuar nga znj. Vitore Tusha, kryetare e këshillit të emërimeve në drejtësi, juriste e njohur karriere. Në këtë kumtesë Vitore Tusha ka përcjellë aspektet juridike të Statutit të Rubikut.
Më pas e ka marrë fjalën historiani Paulin Zefi i cili ka bërë një përmbledhje të detajuar të gjithë aktivitetit luftarak e diplomatik të mirditasve të shquar të asaj kohe, aktivitet që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Juljan Vlashi i njohur si ndër më të apasionuarit pas historisë, në kumtesën e tij ka përcjellë fakte të rëndësishme historike rreth kësaj ngjarje 108 vite më parë, por edhe Kuvendit të Rubikut. Ai ka sjelle kujtimet e At Pal Dodaj nga Rubiku, 1 dhjetor 1912. Ja çfar shkruante Ate Pal Dodaj për ate ditë historike:
“Preng Nikolli, nji ndër shërbëtorët e kuvendit, me nji grumbull letrash në dorë, qi, të gjitha m’ishin drejtue mue, masi kishin kalue fusha, male e i mi rreziqe… I çili e ndër letra të ndryshme drejtue Emzot Prend Doçit, kapidan Marka Gjonit, Bajram Currit, etj, nji ishte edhe për mue… Ishin Emzot Kaçorri e Luigj Gurakuqi ata qi mshkruejshin, tuj lajmue ndodhjen e madhnueshme, krye prej sish nën kryesi të plakut të Toskënis, Ismail Qemalit, ditën 28 nanduer, e tuj mu lute me i nisë sa ma pare letrat tjera e me përhapë sa ma shpejt lajmin… Në oborrin e kuvendit, tan gëzim e za të naltë lexuam letrën, e kur e muerën vesh malësorët lajmin e gëzueshëm, nuk priten tjetër, veç me armë në krah sikur ishin, ia dhanë me batare (pushkësh) pa pushue, e kjo kishe me thane, do të jetë kenë ma i pari kremtim, qi do të jetë ba në nderë të të çpallunit të pavarësisë e flamurit kombëtar… Në këtë kohë, Dod Llesh Doda kishte hypë në majë të shkrepit të Rubigut, e bërtitte pa pra: “ka dale Shqypnia në vedi!”, e pushka vlote gjithkah bregut të Fandit, Kulmes së Dervenit, e deri në Mirditë e ndër bajrakë të Ohrit (Selitë, Kthellë e Rrazë)”
Kumtesa e plote e Juljan Vlashit:
Në vijim ka përshëndetur kryetari i Bashkisë z. Ndrec Dedaj i cili tha:
Dom Gjergj Meta ka falenderuar të pranishmit, ndërkohë foli për gërshëtimin e aktiviteteve luftarake të çdo tereve që çuan në shpallen e pavarësisë.
Në fund kanë përshëndetur edhe kryetari i Unionit “Mirdita” z. Nikolin Jaka, ndërsa shkrimtari Ndue Dedaj në përshëndetjen e tij tha:
“Një veprimtari për t’u përshëndetur e Bashkisë dhe Unionit “Mirdita”. Ngjarje të shënuara si dy tubimet kremtuese të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në Rubik dhe në Malaj janë gurë të çmuar të kalendarit historik të Mirditës. Ne duhet të bëjmë të gjithë së bashku që ato të përçohen më shumë në shkolla, përmes shkrimeve të Prend Doçit, Ambroz Marlaskës, Nikollë Kimzës, Zef Mark Harapit e gjer Pal Doçit. Pas dy vitesh, në 110 – vjetorin e Pavarësisë, kremtimi i 1 dhjetorit të flamurit në Rubik mund të jetë një festë me pjesëmarrje të gjerë”.
A. Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

