Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Figura të rëndësishme të historisë, Zef Ndoc Ndreca i Spaçit dhe Ndue Përdeda i Gojanit.

Nga Pirusti News
2 378 Shikime
SHPERNDAJE

Në një publikim të “Mirdita: Histori dhe aktualitet” thuhet se këta ishin ndër figurat e rëndësishme të Mirditës në vitet e kryengritjeve për pavarësi. Bashkë me Gjok Dod Lleshin dhe shpin e bajraktarit, përfaqësuan bajrakun e Spaçit në të gjitha kuvendet krahinore të fillim shek. XX.

• Zef Ndoc Ndreca, pinjoll i një familje me tradita të hershme patriotike nga Kodër Spaçi. Pasi kreu studimet në Austri, sherbeu si mësues në famullinë e Spaçit. Pati një kontribut të spikatur në kryengritjet e viteve 1911-1912. Në revistën “Leka”, botim në 25 vjetorin e Pavarësisë, thuhej: “Zef Ndoc Ndreca i Mirditas, mori pjesë në çdo mbledhje e lëvizje për liri të Shqipënisë“.

• Ndue Përdeda, nga shpia e Plakut (Vojvodës) së Gojanit. Pati një kontribut të rëndësishëm në vitet e kryengritjeve për pavarësi. Si njohës i mirë i të drejtës zakonore shqiptare, qe thirrur në shumë konflikte e mosmarrëveshje në malësitë e veriut.
Gjatë regjimit komunist, familjet e tyre vuajtën kalvarin e gjatë të vrasjeve dhe persekutimit.

Foto: Marubi, viti 1905.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest