Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Sot u mbushen plot dy vjet nga formini i Ushtrisë së Kosovës!

Nga: Pjeter Gjergji 14.12.2020 Grosswangen

Nga Pirusti News
551 Shikime

Pas më shumë se 100 vjet diskriminim dhe “robërim” të shqiptarëve të Kosovës nga pala Serbosllave duke mos ju lejuar që të kenë Universitet Shtetëror, duke mos u lejuar që të punësohen në institucione shtetërore dhe duke u diskriminuar në të gjitha nivelet si në ekonomi, polici, ushtri, administratë dhe biznes, kjo situatë bëri që për herë të parë në komunat shqiptare të Drenices te organizohet një ushtri, që lufton për çlirimin dhe lirinë e kësaj pjesë të gjeografisë kombëtare shqiptare, me të vetmin qëllim që shqiptarët në Kosovës të jenë të barabartë dhe shtetëformues. Vetëm ky fakt do të ishte i mjaftueshëm për ta hetuar, edhe si përmasë historike, peshën e kësaj lufte për liri.

 Në këtë rrjedhë, vetëm ky fakt do të ishte i mjaftueshëm për të vënë në peshoren e historisë kontributin e komandant “Adem Jasharit me shume shoke nga Drenica Dukagjini dhe gjithe Kosova si zëri i luftës çlirimtare dhe si zëri i lirisë së shqiptarëve të Kosoves që po bëhej me secilën krismë pushke, me secilën rënie në altarin e lirisë të Dëshmorëve të Kombit, me secilën foshnje që lindte maleve të Kosoves Në mars vitit 1998 del publikisht për herë të parë Ushtria Çlirimare.

Del në varrimin e mesuseit nga Llausha, jo vetëm për ta dhënë kumtin se shqiptarët e Kosoves tashti më kishte dalëzotësen e saj, ushtrinë e saj çlirimtare, por edhe për të bërë publike, ashtu siç bëhet publike çdo gjë e madhërishme, që bëhet për lirinë e një vendi, në mënyrë që globi, sërish pas njëqind vjetësh ta kuptonte se diku në një pjesë të tij, të këtij globi pra, një gjeografi e një atdheu të një populli, ishte copëtuar dhe ishte diskriminuar padrejtësisht nga elita Serbosllave.

 Në atë kohë, pra në vitin 1998 shkruan ato pak gazeta që dilnin tek shqiptarët e “robëruar” nga politika e atëhershme e Millosheviçit shkruan dhe folën ato pak televizione shqiptare që ishin, por lajmin e transmetuan edhe mjetet botërore të informacionit, e që ishte pozitive për kohën dhe rrethanat e asaj kohe,se Kosova nuk është oazë e paqes, por është vendi ku diskriminohen shqiptarët në të gjitha nivelet shtetërore.

Falenderojmë Shtetet e Bashkuar të Amerikës së bashku me NATO-n për dhënjen e lejes për ta formuar Ushtrinë Moderne me standartet Bashkohore. Përpjekja mbarëkombëtare për Liri e Shqipëri Etnike do të vashdojë deri në realizimin e Amanetit të Dëshmorve.

Urime Ushtria e Kosovës

Sot, Kosova shteti më i ri në botë me ushtrinë e cila garanton paprekshmërinë e sovranitetit të saj

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest