Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës

Nga Pirusti News
1 285 Shikime
SHPERNDAJE

Dje, u bë publike nga vetë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc, dhe përshëndesim iniciativën konkrete për hapjen e kësaj Konsullate të Shqipërisë në Bujanoc.

Shpresoj se Shqipëria, do të vazhdojë jo vetëm në zbatimin dhe finalizimin e këtij projekti në hapjen e Konsullatës, por do të vazhdojë të kryej obligimin Moral, Kombëtar e Kushtetues të afroj mbështetje, angazhim e përkushtim duke investuar në projekte tjera për shqiptarët e kësaj Krahine.

Shqipëria kërkohet të jetë më pranë jo vetëm në mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive, por edhe në kultivimin e identitetit, dinjitetit shqiptar jashtë kufijve, prandaj është dhe duhet të jetë detyrë Kombëtare që udhëheq Shteti Amë.

Forcimi i pranisë diplomatike të Shqipërisë në këtë Rajon, është një hap strategjik, pasi shqiptarët janë më të diskriminuarit në të gjithë Europën.

Mbi të gjitha, nuk e ka të zgjidhur statusin politik e juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmes mjeteve politike e demokratike nën prezencën dhe monitorimin ndërkombëtar duke garantuar të drejtat individuale dhe kolektive.

Pas hapjes së vonuar të kësaj Konsullate shqiptare në Bujanoc, uroj që Parlamenti i Shqipërisë për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të dënojë DISKRIMINIMIN, si SPASTRIM ETNIK – PASIVIZIMI I ADRESAVE të shqiptarëve në Serbi.

Por edhe të ndërtoj një qëndrim të artikuluar, duke ndërtuar dhe mbajtur qëndrim të drejtë, objektiv, një qëndrim institucional të Republikës së Shqipërisë, mbi Referendumin e 1 e 2 mars 1992, për kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, dhe marrëveshjen e Konçulit.

Na mban shpresa se nuk do të jetë investimi i vetëm i Tiranës zyrtare në këtë Krahinë, por do të presim investime konkrete në mbështetje dhe veprime për hapjen edhe të një zyre ndërlidhëse edhe në Tiranë, që është më se e domosdoshme.

Po ashtu, Parlamenti i Shqipërisë do të ndihmonte ngritjen e kësaj teme, debatin parlamentar përmes caktimit të një pike të posaçme të rendit të punës mbi pasivizimin e adresave, mos përfaqësimin proporcional në nivelin lokal dhe qendror të Serbisë.

Kemi shtim të diskriminimit në gjithë segmentet e jetës në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe miratimin e një REZOLUTE.

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar, është hap historik për Rajonin e Luginës së Preshevës dhe gjithë shqiptarët në Serbi.

Është ndihmesë ndër shumë sfida të mbijetesës në ruajtjen e substancës, të mbrojmë sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja në nivelin më të lartë të ndërkombëtarizimit të kësaj çështje.

Hapja e kësaj Konsullate është kryemesazh dhe reflektim se Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e brendshme e Serbisë, dhe se vërtet Shqipëria përkrah dhe bashkë do të jemi një zë i artikuluar.

Ende na duhet të vazhdojmë të manifestojmë rezistencë politike, me mjete paqësore për të drejtat individuale e kolektive.

Nga Shqipëria, edhe më tej presim të investojë në kulturë, në ruajtjen e trashëgimisë kulturo-historike, në informim, në sport, në arsim, veçmas në shkollimin e kuadrove universitare.

Përtej kësaj, edhe të avokojë dhe lobojë në instanca e mekanizma më të larta të BE-së dhe OKB-së.

Shqipëria Amë, më së miri e mbron FRYMËN SHQIPTARE, pikërisht në Bujanoc, në Krahinën e Preshevës dhe gjithandej Serbisë, dhe është një kontribut në sigurimin e një të ardhmeje më të ndritur dhe të sigurt për shqiptarët kudo.

19 prill 2026

Vështrim nga publicisti dhe veprimtari Refik Hasani, i cili vazhdimisht ka kërkuar dhe paraqitur domosdoshmërinë se Shqipëria do të duhej të hapte konsullatë në Luginën e Preshevës, menjëherë pas arritjes së paqes me nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, të arritur më 20 maj 2001.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest