Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

I dashur mashkull, vëlla, baba, mik, koleg, nuk bërë asgjë tjetër, vetëm se vrave një femër, një motër, një vajzë, një nënë

Nga Pirusti News
965 Shikime
SHPERNDAJE

Dr. Rovena VATA..!

Pse tu desh!!

  • Kush jemi ne?
  • Pse vijmë në jetë?
  • Për të jetuar apo për të na vrarë?
  • Kush i ka fajet?
  • Kush i vuan pasojat?

Me ka shqetësuar gjithmonë ideja e trajtimit të gjinisë, që në zanafillë, pasi që kur lind një vajzë populli ynë e ka shoqëruar dhe e shoqëron me fjalinë proverbiale: “He vajzë lindi, e hangërt dreqi, qoftë darka e dreqit” apo edhe më keq, “Kur lind vajzë thonë qajnë edhe trarët e shpisë” dhe “Kur lind djalë, lindi shtylla e shpisë”… A thu mos nuk e bëjmë edukimin siç duhet që kur na lindin??!!!

  • Mos fol, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
  • Mos mendo, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
  • Mos ec përpara, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
  • Mos u mbaj, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
  • Mos të kesh shoqëri, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
  • Mos u vish me shije, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
  • Dëgjo, puno, hesht, se ashtu duhet, se je femër…

Jeta është e barabartë i dashur mashkull, i dashur mik, i dashur vëlla, i dashur baba, si për femrën, ashtu edhe për mashkullin. Jeta është vetëm një dhe atë ta jep Zoti dhe vetëm ai ta merr, e nuk ka të drejte të ta marrë jetën askush!!!

I dashur mashkull, vëlla, baba, mik, koleg, nuk bërë asgjë tjetër, vetëm se vrave një femër, një motër, një vajzë, një nënë. More jetën e nënës së 3 vajzave të tua, por edhe të vëllait të saj, që rrekej, të mbronte e të ndihmonte motrën, kur ti e le në mes të rrugëve me tre fëmijë, më e madhja 10 vjeçe…

A çfarë mund të them më gjatë se kaq, dhimbjen ma mbyt loti në këtë ditë të zezë,që po bëhet fenomen i ditës, hajde të vrasim një jetë, të vrasim një nënë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest