Ngjarja e rëndë ku humbën jetën tragjikisht 4 anëtarët e familjes Avdiaj nga Kosova një javë më parë, ka tronditur mjaft rëndë opinionin në Mirditë, në territorin e së sëcilës u shuan jetët e Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe Klejdi Koçi, dhe vajza 11 vjeç e Medina Avdiaj, 5 vjeçe. Familja fatkeqe nga Prishtina udhëtonte përmes Mirditës për në Rinas, ku do të merrnin linjën ajrore në Rinas, për në Zvicër. Një parakalim i gabuar ka bërë që mjeti i drejtuar nga Blerim Avdiaj nga Prishtina të përplasej me një kamion me targa të shtetit të Kosovës.
Pikërisht sot nxënësit e shkollës profesionale “Shën Jozefi” të Rrëshenit kanë ndërmarrë një nismë të pagëzuar prej tyre “Dashuria edukon”.
Në faqen e tyre në rrjetet sociale ata shkruajnë se “Nxënësit e Shën Jozefit, senatorët e të gjitha klasave, organizuan dhe zhvilluan sot një marshim sensibilizues për Rëndësinë e Jetës dhe Kujdesin ndaj Rregullave të Qarkullimit Rrugor.
Marshimi u bë nga Shkolla “Shën Jozefi”, deri në vendin e aksidentit tragjik të ndodhur disa ditë më parë, afër autostradës së kombit, ku humbën jetën 4 persona, ndër ta dy fëmijë.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

