Jezu Krishti tha: Ti je Pjetër-Shkamb dhe mbi kët Shkamb kam me ndërtue kishën time e dyertë e ferrit s’kanë me ngadhnjye mbi te.
Pra…
Shën Pjetri asht Shkambi, gurëthemeli kishës katolike, por historikisht, personat me emnin Pjetër kanë vue gurëthemelin edhe në shkrimin shqip dhe kulturën mbarë kombëtare-shqiptare.
Shën Pali e thotë se ka qenë në Ilirik. Disa historianë mendojnë se Ai kishte ardhë në Iliri me përhapë krishtenizmin, por e vërteta asht se nat kohë krishtenizmi ishte i përhapun n’masë t’madhe në Iliri.
Prandaj.
Apostulli gjallë i Jezu Krishtit, Shën Pali, erdhi në Iliri me i vue themelet e kishës katolike ilire, bani shugurimin e ipeshkëve ilirë dhe na radhiti n’mesin e popujve t’krishtenë apostolikë.
Pra.
Shën Pali kishte vue themeletë e kishës ilire kurse shekuj ma vonë, arbneshi Durrësit, që mbante emnin e shën Palit, imzot Pal Engjulli do ti vejë themeletë e shkrimit shqip.
Meqenëse sot asht dita shën Palit e Shën Pjetrit, unë, tu fillue prej vetës, vëllait tim Palit dhe t’gjithë atyne që kanë emnatë, Pjetër, Pal, Paulin, Palina, Paulina, Paollo dhe Paolla, i uroj.
E GËZOFSHIT DITËN E EMNIT.
Shenime:
…. Asht interesantë se, arxhipeshkëvi Durrësit, imzot Pal Engjulli ka pas edhe vëllain e tij me emnin Pjetër dhe ashtu, gjithnji ka vazhdue tradita ndër familjetë shqiptare.
Aty ku ka Pjetër ka edhe Pal.
…. Asnji katolik shqiptar nuk e feston ditlindjen, por sejcili feston ditën e emnit. shkruante dikur patër Llovro Mihaçeviç (1854 – 1920) n’librin e tij: PO ALBANIJI DOJMOVI S PUTA (Nëpër Shqipni Përshtypje Udhëtimi) botue n’Zagreb n’vitin 1911

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

