Fakti që Italia parashikonte të pushtonte Shqipërinë, duket se ka nxituar Ministrinë e Arsimit të Musolinit të nisë drejt vendit tonë një ekip të specializuar për të identifikuar munumentet e artit, kryesisht Kishat. Natyrisht ekipi i Ministrisë së Arsimit të Italisë është ndaluar edhe në Mirditë ku ka vizituar kishat e Rubikut, Ndërfanës dhe Oroshit. Nuk kuptohet me saktësi nëse kjo nismë e tillë ka patur si qëllim evidentimin statistikor të tyre, apo është bërë për tu dhënë porosi trupave italiane që me 7 prill 1939 do të ndërhyniun në Shqipëri, që t’i kene nën kujdes këto objekte për ti t’i ruajtur nga dëmtimet.
Sidoçoftë në regjistrin përkatës, ekipi ka shënuar nën titullin “Lista e zyrave monumentale dhe objekteve të artit të Shqipërisë” të dhëna të detajuara rreth këtyre Kishave, rregjistër i botuar nga Erica Calzone, në vitin 1938. Dokumenti është zbuluar nga dr. Nusha Zhuba e cila ushtron aktivitetin e saj në Romë, ndërkohe që e përcjell posaçërisht për Pirusti-News, duke shtruar natyrshëm pyetjen, nëse kanë mbetur në anët tona ato monumente që italianët na përshkruajnë në 1938 dhe se çfar bëjnë institucionet tona në këtë drejtim, pra në identifikimin dhe ruajtjen e këtyre vlerave të parëve tanë. (shën im. A.Ndoja)
-Ndërfandina në Mirditë-
Ka një kishë të vogël të ndërtuar me gurët e një abacie. Mbi portë janë të fiksuara pjesë të fragmenteve skulpturore dhe mbishkrime. katër fragmente me mbishkrime të shkruara në tre rreshta në të cilin rreshti i parë është i shkruar me shkronja më të mëdha, dhe mbi mbishkrim është anash një bord i ndërthurur me një gërshetim. Në fund është një rresht tjetër i shkruar me shkronja më të vogla. Një fragment tjetër është një tjetër mbishkrim.
Tre fragmentet e skulpturës paraqesin:
- a) një shqiponjë heraldike me një kokë.
- b) një trëndafil me tetë petale
- c) pjesa e pasme e një fazani.
Kjo Kishë ndodhet ndërmjet Fanit të Madh e të Fanit të Vogël (Shqipëria veriore)
Oroshi (Kryeqendra e Mirditës)
Quhet Kisha e Shenjt Aleksandrit. Një kryq për procesional: paraqet Krishtin në kryq dhe Virgjëra nga njëra anë, Panaghia (Shenjten) (kisha bizantine të shekullit të 11) e ulur me fëmijën mbi gjunjë. Nga ana tjetër, në Malin e Shenjtë shquhen Gërmadhat e Abacisë së Bendiktinëve.
Kisha e Shëlbuemit, Rubik.
Mbi lumin e Rubikut shquhet një Kishe, Abaci e cila është e gjitha e zbukuruar me afreske dhe pikturat janë të ndara në tre fusha horizontale. Afresku në mesin e kupolës së Abacisë paraqet “Shpëtimtarin mbi fron” me Ungjillin në të majtën dhe me dorën e djathtë në një moment bekimi. Djathtas e majtas Zoja me Shen Gjonin. Një shenjë – në mes të figures së “Zojës dhe Shpëtimtarit” është një figurë e vogël e një Ipeshgvi
Të tre figurat kryesore janë shënuar nga monogramet e tyre. Ndërmjet figurës së Zojës dhe Ipeshgvit lexohet një mbishkrim. Fusha në mes është e ndarë nga dritare që përfaqësojnë institucionin e S S. Sakrament. Mbi kokën e Apostujve që marrin sakramentet lexohen mbishkrime…
Përgatiti: Dr. Nusha Zhuba, Romë.
@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”