Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Luftërat e Hotit dhe Mirditës kundër peranandorisë osmane, në faqet e shtypit Italian, 160 vite më parë

Hotianët për nga fama dhe vlerat kanë të drejtë që të rradhiten si krah i majtë i Mirditasve

Nga Pirusti News
6 343 Shikime
SHPERNDAJE

Nga mesi i shekullit 18-të, kur perandoria osmane kontrollonte fuqishëm Ballkanin dhe një pjesë të mirë të Europës, vëmendja e Italisë ishte mjaft e madhe të cilët mezi prisnin të identifikonin levizje anti-osnmane në këto zona të pushtuara. Një ndër gazetat më në zë të viteve 1850  që botohej në Trieste, “Gazeta e Popullit” përcillte herë pas here ngjarje, analiza dhe luftra nga vendi përballë, Shqipëria, duke i dhënë lexuesit të saj shumë detaje si për numrin e luftëtareve dhe prijësat e tyre.

Në njërin prej shkrimeve të shumta të saj me ketë teme, përcjell luftën e përbashkët ndaj osnmaneve të Mirditasve dhe Hotjanëve. Në këtë rast merr si referencë gazetën “Atdheu” që botonin patriotët shqiptarë në Rumani. Vetë “Gazeta e Popullit” kujdeset të citojë gazetan “Atdheu” duke përcaktuar se informacionin kjo gazetë e kishte dëguar përmes mënyrës së komununikimit në atë kohë nëpërmjet telegrafit. Më poshtë jepet shkrimi i plotë i botuar në gazetën italiane, përkthyer nga Dr. Nusha Zhuba në Romë. (shenimi im, a.ndoja)

Luftrat e Hotit dhe Mirditës!

Gazeta “Atdheu” publikon lajmet që vijojnë përsa i përket konfliktit të rinisur mes pushtuesit shekullor Turqisë dhe popujve katolikë të Shqipërisë së Veriut, të cilat na kanë ardhur nëpërmjet telegrafit.

Fisi i Hotit i udhëhequr nga kryetari i tyre Hasan Hoti, është kthyer kundër autoriteteve turke, ndërsa kjo trevë është më e madhja e pashëllëkut të Shkodrës. Është e formuar prej 450 familjesh të cilat së bashku bëjnë rreth 4000 shpirtra të gjithë katolikë, duke përjashtuar vetëm dhjetë familje të cilat u kthyen në fillim të këtij shekulli në myslymanë, vetëm për të pasur favore prej Pashait.

 Prej këtyre familjeve që mohuan fenë u zgjodh kryetari i fisit. Hotianët për nga fama dhe vlerat kanë të drejtë që të rradhiten si krah i majtë i Mirditasve, edhe ata (mirditasit) katolikë, janë nga ana e djathtë. Ky popull i guximshëm dhe luftëtar ishin vetëm si emër nën pushtetin turk dhe shpesh bënë kryengritje kundër Pashait të Shkodrës. Ata (Hotianët) banojnë në brigjet i liqenit të Shkodrës, mes Malazezëve dhe Mirditorëve.

Në tetorin e vitit të kaluar të shtyrë nga feja, Hotianët u bashkuan me turqit kundër Malazezëve, por u mundën në fshatin Cernitza dhe treqind prej tyre së bashku me udhëheqësin Hasan Hotin, u kapën rob dhe u mbajtën në Cetinje, derisa bënë paqe me Omer Pashën. Princi Nikolla vendosi si të habiste kryetarin e këtij fisi Hasan Hotin, të cilin e mbushi me mirësjellje dhe dhurata. Këtë e bëri këtë padyshim se e dinte për urrejtjen antike të katolikëve kundër Turkut, dhe prandaj tani kanë ngritur krye.

Sipas “Telegrafit” kemi mësuar që forcat otomane i kanë kapur në befasi dhe shumë prej tyre i kanë dërguar në Kostandinopoli. Do të shohim tani nëse turqit ja kanë dalë t’i nënshtrojnë.

Tani nga ana tjetër është një konflikt shumë më i fortë me Mirditasit, popull shumë më potent me gati 50 mijë shpirtra, së bashku me shokët e tyre të së njëjtës fe banorë të maleve përreth, kanë ngritur krye kundër Turkut. Kjo kryengritje duket që ka të njëjtën origjinë me të parën, e cila qe zbutur nëpërmjet marrjes së mallrave të konsullit francez, zotit Viet.

Rreth 120 mirditas kishin ardhur në tregun e Shkodrës pa provokuar njeri po u burgosën për arbitrazh. Kapoja i tyre Bib Doda, i shquar për vlera në luftën turke në 1854 mbi Danub, kërkoi që të liroheshin mirditorët se për ndryshe do të62 arrinte atje me një ushtri prej 10 mijë vjetësh. Porta e Lartë sapo kishte përfunduar luftën me Malin e Zi dhe ishte te e detyruar të pranonte (ultimatumin) e Bib Dodës, në kushtet e vështira dhe shkatërruese të financave të saj.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest