Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Corriere della sera, 1940” Unë rrok Doda, princi i Mirditës jam krenar, teksa vret tradhëtarin shqipfolës në anën e grekut

Nga Pirusti News
32 483 Shikime
SHPERNDAJE

Disi e habitshme, por e vërtetë…Një ndër gazetat më në zë të Italisë, e mirënjohura “Corriere della sera” e cila mban datën e dielë më 8 dhjetor 1940 boton në faqe të parë një ngjarje që i përket siç duket, luftës italo-greke. Ajo çfar e bën edhe më intrigues këtë shkrim, lidhet me një mirditas, Rrok Doda i cili në momentet e fundit të jetës, teksa plas një bombë kundër një “shqipfolësi” në anën greke, thotë se unë “Unë Rrok Doda, princi i Mirditës, jam krenar që kam vesh këtë këmishë” duke na dhënë të kuptojë se ishte pjesë e milicisë së kohës, kuptohet e kohës kur ishim të okupuar nga italianët e Musolinit.

Ndërsa më poshtë do të ndiqni të plotë tekstin e botuar në gazetën “Corriere della sera” të datës 8 dhjetor 1940, por nuk kuptohet në të vërtetë çfar e lidhte emrin Rrok Doda me princin e Mirditës, apo në momentin e fundit të jetës së tij, i është dhënë të thotë ashtu, çka ka bërë që “fjala të marrë dhenë”, nga fronti i luftës në gazetën më në zë italianë që kishte miliona lexues. (shën im, a.ndoja)

Shkrimi i plotë në “Corriere della sera” e dielë më 8 dhjetor 1940, përkthyer dhe sjellë për pirustinews.com nga dr. Nusha Zhuba, Romë.

“Vdekja heroike e Rrok Dodës, princit të Mirditës që ishte shkruar në milicinë Shqiptare. Gjatë një beteje në frontin helen (grek) princi takon dhe njeh një shqiptar që kishte ik nga milicia shqiptare dhe që kishte veshur uniformën greke.

 I del përballë me krenari, por në të njëjtën kohë goditet nga një plumb, por ai gjen forcën dhe thërret me të madhe në ftyrën e tradhëtarit.

“Unë Rrok Doda, princi i Mirditës, jam krenar që kam vesh këmishën e policisë shqiptare” Mbledh forcat e fundit dhe i hedh një bombë tradhtarit, pasi ka ndërmend zaptimet greke në tokën e shqiptarëve duke e vrarë atë, por dhe vetë bie përtokë..

gazeta e së Dielës me tetë dhjetor 1940.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest