Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Pas Gjergj Kastriotit dhe At’Gjergj Fishtës, edhe Monsinjor Dr. Zef Oroshi në tentativën për ta “privatizuar” me pa të drejtë.

Nipi i monsinjorit, askush nuk mund të më tregojë vëndin e lindjes së vëllait të gjyshit tim.

Nga Pirusti News
5 168 Shikime

-Nga Aleksandër Ndoja-

Prej vitesh kemi dëgjuar debate të shumta mbi vendorigjinën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në fakt një tentativë e tillë sikur e zvogëlon heroin tonë zëmadh në Europë, por edhe në botë, të cilët pamëdyshje shprehen se, Ai është ati i kombit shqiptar, pra është nga Shqipëria. Ndërsa historianë të ndryshëm janë munduar që Gjergj Kastriotit ti gjejnë principatën nga ku e ka prejardhjen, pra në Dibër, Krujë, Mirditë, Pejë apo Dukagjin.

E nëse për arsye të shekujve që janë në mes, origjina e Gjergj Kastriotit nuk përcaktohet qartë ndaj ka edhe diskutime, për origjinën e Homerit shqiptar At’Gjergj Fishta, nuk është aspak e vështirë ti përcaktohet origjina dhe e gjithë veprimtaria. Kjo sepse Gjergj Fishta i përket një gjeneratë më të vonë e ai ka pasur një vëlla të quajtur Lekë Noka. Leka ka lënë një djalë Markun, ndërsa ky i fundit ka lënë një djalë Simon Nokën, i cili prej 22 vitesh është nënshtetas i SHBA-ve, pra Atin e shquar të kombit, të papërsëritshmin e letrave shqipe, Gjergj Fishtë e ka xhaxhain e babës.

E kush më mirë se Simon Noka mund të flasë mbi origjinën e tij, të familjes së tij, të babait dhe gjyshit të tij. Pra kjo mbyll çdo dilemë e më e keqja, debate të pafrytshme që u shfaqën vitet e fundit në tentativë të “privatizimit” të kësaj figure të papërsëritshme dhe unikale, që ka nxjerrë ky vend.

E ndërsa debati mbi origjinën e Gjergj Fishtës disi është fashitur, falë reagimeve të Simon Nokës dhe familjarëve të drejte përdrejtë të trungut të homerit shqiptar, në sfond shfaqet një tentativë e ngjashme edhe ndaj prelatit të shquar të kombit, klerikut patriot Mons. Dr. Zef Oroshi.

Po cila është situata në lidhje me Mons. Oroshin?

Pak ditë më parë në postën time elektronike më vjen një link në të cilën hapej një shkrim për monsinjor Oroshin, ku kryefjalë ishte vendlindja e Tij në një kullë të restauruar sëfundi. Në të vërtetë edhe pse nuk kisha asnje njohje apo kurrë nuk kisha dëgjuar emrin e autorit me një prof. përpara, më erdhi mirë për këtë fakt,  se si pasardhës të atdhetarit të shquar kishin mundur të restauronin kullën ku kishte lindur, në ndryshim me kullat ku kanë lindur Gjergj Fishta dhe Abat Preng Doçi. Si drejtues i një reviste, por edhe një portali mendova se një lajm i tillë duhet të zinte vend të paktën në rubrikën e lajmeve. Për ta plotësuar më mirë këtë ide i telefonova një mikut tim në Lezhë, i cili herë pas here më kishte sjellë libra të autorit Tom Mrijaj, mik i hershëm i imi, me banim në New York.

Nipi i monsinjorit të shquar Zef Oroshi në anën tjetër të telefonit më thotë se po vij menjëherë për të takuar. Disi i trysnuar Nipi më vendos para librin “Një jetë i përgjuar” me autor z. Tom Mrijaj, por edhe me një shkrim gjeanologjik pjesë e këtij libri, nga studiuesja Leonora Laçi.

Nipi i monsinjor Zef Ororoshit ndalet sidomos në faqet e fundit të këtij botimi me autore studiuesen Leonora Laçi, duke sqaruar faktin se e kishte monsinjorin xhaxha të babait të tij. Pra kush më shumë se i biri i Gjok Prendit që e kishte vëlla Monsinjor Zef Oroshin, mund të flasë mbi vendlindjen e këtij të fundit, pasi siç dihet asokohe nuk ka pasur maternitete që mund ta zhvendosin vendlindjen aty ku është ky instituacion nga ndonjë gabim i stafit.

Nipi edhe një herë bën lutje që askush të mos merret me përcaktimin e vëndit të lindjes së xhaxhait të babait të tij, pasi ata kanë pasur kullën e tyre, vetë monsinjori ka pasur një baba, Gjok Prendin i cili edhe pse ka vdekur në moshë të re në vitin 1919 ka pasur aq zotësi që fëmijët e tij,  Prendin (Zefin mons), Luken dhe Nduen ti lindë dhe rritë në kullën e tij që tallazet e mëvona, përsekutimi i pashoq i pasardhësve, bënë që ajo të rrafshohej njëlloj si shumë kulla të Oroshit, ndër to dhe sarajet e kapedanëve.

Ja pra pse ka ardhur koha që figurat tona që na bëjnë kryelartë, ti lëmë të qetë ta përcaktojnë vetë vendlindjen apo vendorigjinën, pasi tentativa për për ti “privatizuar” duket sikur i zvogëlon Ata, ndonëse është është e pamundur. Historia i ka në pjedestal ndërsa familjarët janë, madje janë vigjilentë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest