Nëse bën një rankim të thjeshtë në internet, sidomos në rrjetet sociale në lidhje me shoqatat që operojnë në gjuhën shqipe, gjen një numër të kosnsiderueshëm prej tyre. Lehtësisht konstaton se janë shumë pak shoqata që i shërbejnë qëllimit, ndërsa rritet numri në progres gjeometrik i atyre shoqatave që kanë ndonjë gjurmë në internet, e shumta emrin e kryetarit. Nëse me shoqata të modelit në numër shumës nuk ja vlen të merresh, padyshim shoqatat që i kanë dhënë tonin në lëmin e artit, kulturës, shkencës, historisë etj, meritojnë vëmendje dhe mbështetje.
Njëra prej tyrë është shoqata Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër e cila është themeluar më 25 janar 2020, me drejtues Prof. Murat Ajavzi dhe sekretare Dr. Rovena Vata. Natyrisht kjo nuk është një shoqatë me një emër kryetari apo sekretari, por është produkt i një bashkëpunimi mes intelektualësh nga e gjithë Shqipëria natyrale me emra të shquar në fushat e tyre si Dr. Luan Topçiu nenkryetar, studiues Rumani, Dr. Nusha Zhuba, historian ne Romë, Bardha Mançe nenkryetare, histori filozofi Greqi, Dr. Paulin Zefi, nenkryetar, historian Shqipëri, Mr .Gjon Keka, nenkryetar historian, Austri, Dan Ibrahimi anetarë kryesie – albanolog dhe historian, Lon Karrica Gjermani, kordinator per Gjermani, kordinator per Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal te Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë, Aleksandër Ndoja gazetar Shqiperi, zëdhënës i Lidhjes, anetar i kryesisë, etj.
Pikërisht për këtë arsye dhe falë punës së palodhur të kryetarit Murat Ajvazi, kjo shoqatë ka një aktivitet të spikatur në shërbim të misionit të saj për të cilin është themeluar, ndriçimit të vlerave historike që akoma ndodhen në pluhurin e harresave të historisë e cila jo gjithmonë ka qënë në shërbim të shqiptarëve. Aktivitetet janë të shumta përkundër një periudhe izoluese të pandemisë, ato gjënden të pasqyruara në faqen online të kësaj shoqate historianësh, ndërsa aktiviteti më i rëndësishëm u shënua më 7 maj 2022.
Masakra e Reçakut, starti i luftës për çlirimin e Dardanisë.
Kjo ishte tema kryesore që dominoi konferencën shkencore të datës 7 maj 2022. Konferenca u zhvillua në ambientet private të një bismesmeni shqiptar në Küttigen, kantoni Aragau, z. Driton Bytyqi, falë mbështetjes së një bisnesmeni të spikatur në Zyrih, z. Haqif Haziri.
Në këtë konferencë më herët kishin mbërritur pjesmarrës të shumtë nga disa vende si Shqipëria, Kosova Presheva, Maqedonia e Veriut, Roma, Italia, Gjermani dhe kantone të ndryshme të Zvicrës.
Pas hymnit të flamurit kombëtar fjalën e ka marrë drejtuesi i konferencës z. Murat Ajvazi i cili ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit shqiptarë dhe të huaj, që kishin marrë rrugë të gjata për ti dhënë jehonë masakrës së Reçakut, që ky krim i shëmtuar i 15 janarit të vitit 1998, të mos mbetej si një datë e zakonshme përkujtimore, pasi është një ndër datat më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare.
Z. Ajvazi në veçanti ka evidentuar udhëtimin e historianit Prof. Rexhep Abazi nga Medvegja i cili fatkeqësisht si të gjithë banorët e asaj treve ka nështetësinë dhe pasaportën e Serbisë. Kjo i ka pamundësuar atij të udhëtonte për në Kosovë e pas për Zvicër, ndërsa në një moshë të thyer ishte detyruar të udhëtonte më tren në rrugë të tërthorta.
Pas kësaj është kaluar në mbajtjen e kumtesave nga pjesmarrës të shumtë si Sami Jashari, Vesel Sabedini, Rexhep Abazi, Aleksandër Ndoja, Isriz Sinani, Nusha Zhuba, Lindita Prenga, Krishna Muller, Alfred Shtinja, Agim Pepaj, Pjeter Gjergjaj, Lon Karrica, Atlant Picaku etj.
Të gjithë sollën qartësisht me fakte e prova se masakra e Reçakut ishte masakër tipike e milicisë serbe për të trembur popullësinë liridashëse të Kosovës, për të frenuar erën e lirisë që kishte fillur të frynte më shumë se kurrë ato ditë dhe muaj historikë, që çuan në çlirimin përjetësisht të Daradanisë.
Në këtë konferencë u miratua edhe botimi i një monografie të plotë për këtë masakër që koka të nxehta akoma në qëverisjen e Serbisë mundohen ta paraqesin si një ngjarje që nuk ka lidhje me pushtuesin serb.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe sekretari i ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër z. Gjenis Haxhimehmeti i cili në fjalën e tij vuri në dukje rëndësinë e këtyre aktiviteteve në diasporë si dhe punën e palodhur që bën Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Zvicër.
Në fund të konferencës autorë të shumtë, pjesmarrës në këtë konferencë prezantuan punimet e tyre, disa botime mjaft të rëndësishme nga shtëpi të ndryshme botuese.
Më pas pjesmarrës të kësaj konference kanë vizituar disa qytete të Zvicrës, kryesisht zona historike e muzeale ëpr tu njohur me mrekullitë e këtij kombi qytetar dhe mikpritës për shqiptarët.
Küttigen, Aragau, CH 7 maj 2022.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

