Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Kodra e Kalasë”, fortifikim mbrojtës e kontrollues i rrugës së vjetër që lidhte Lezhën me Prizrenin…

Nga Pirusti News
1 697 Shikime
SHPERNDAJE

Nga: Juljan Vlashi
Ekspeditë përnjohëse me arkeologët Rudenc Ruka dhe Paqsor Loka, në vëndin e quajtur “Kodra e Kalasë” në Blinisht të Mirditës.

Fortifikimi është ndërtuar mbi një kodër me pozitë dominuese që kontrollon një pjesë të konsiderueshme të luginës së Fanit të Vogël, ku ka kaluar një rrugë e vjetër që ka lidhur Lezhën me Prizrenin dhe zonat e tjera lindore. 

Në pjesën më të lartë të kodrës ruhet një trakt nga muri rrethues, lidhur në të thatë, me gjatësi 13.4 m që shkon deri në lartësinë 2.3 m. Gjurmë muresh janë ruajtur në të gjithë sipërfaqen e kodrës. Në brendësi të fortifikimit, ruhen gjurmë muri lidhur me llaç, që duhet të kenë qënë pjesë e ndonjë banese.

Në afërsi të fortifikimit, në “Gurin e Madh” siç njihet nga banorët vendas, ruhen gjurmë të artit shkëmbor prehistorik. Petroglifet (4 figura antropomorfe dhe 9 figura në trajtë kryqi) janë realizuar në katër panele (mendohet në periudhën e bronzit të hershëm).

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest