Studiuesi i mirënjpohur, autor i shumë librave studimorë mbi Gjergj Kastriot-Skenderbeun dhe histori të tjera krenarie pjesë e arkivave të huaja, sjell poasacërisht për pirustinews një foto të rrallë, që i përket vitit 1887.
Në sqarim të këtij imazhi, studiuesi Keka, me aktivitet shkencor në Austri, thotë se në këtë foto përcillet një imazh i Mirditës së vitit 1877 (L.i.J.u.nr.1776,viti 1877), ku shihet shefi mirditor i cili inspekton fshatrat malore.
Historikisht dihet që vetëm Mirditorët pas vdekjes së Gjergj Kastriotit kanë patur një lloj pavarësie dhe kanë ruajtur traditat kombëtare e shpirtërore të vendit.
Shumë kronistë, autorë e studiues europianë e kanë nënvizuar këtë fakt, se: “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, respektivisht familja fisnore e Kastriotëve, ishte nga Mirdita.”
Duhet ditur edhe kjo, se Gjergj Kastrioti ushtarët më të talentuar të cilët i kishte aftësuar ai vetë ishin mirditorët e tij.
[Gjon Keka]

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

