Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Aktivisti i mirënjur Magjun Shala në faqet e një monografie që jetëson veprën e tij.

Veprimtari i shquar i diasporës Shala, pjesë e trungut të Shpanëve nga Mirdita.

Nga Pirusti News
1 114 Shikime
SHPERNDAJE

Nga Prof. Murat Ajvazi, kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë, me seli në Zvicër.

Maxhun Shala, padyshim mbetet një ndër figurat e rëndësishme të fushës intelektuale dhe patriotike, jo vetëm në Kosovë, por në të gjthë hapësirën tonë mbarëkombëtare. Janë zëra të tillë të fuqishëm, por edhe angazhime të forta, shumëkush me pendë e më shumë me pushkë që ja sollën lirinë Kosovës. Padyshim njëri prej tyre ishte edhe Magjun Shala një aktivist i kuruar në rradhët e LDK-së, por mbi të gjitha në shërbim të çështjes sonë kombëtare. Për fat të keq sot Magjun Shala nuk jeton, por jeton vepra e tij, e mbi të gjitha jetojnë miqtë e tij të cilët tashmë kanë ardhur me një botim monografik me autor Ismet R. Krasniqi dhe promovim ekselent nga Dega e LDK-se në në Zvicër.

Kush ishte Magjun Shala?

Magjun Shala u lind të fshatin Graboc, pjesë e komunës së Pejës në Kosovë. Ai rrjedh nga një familje patriotike, i biri i Nima Shalës dhe Fane Povatajt.  Edhe pse në moshë të re, Magjun Shalës i bie barra e rëndë e drejtimit të familjes, pasi pikërisht në vitet 70-ta ai dhe vëllezërit e tij mbeten jetimë. Magjuni si më i madhi i fëmijëve ndaj në ato vite të vështira, detyrohet që për ti garantuar familjes së tij egzistencën, emigron në perëndim. Fillimi viteve 90-ta ishte rreze shprese për Kosovën, teksa shënjat e para të lirisë mundësuan krijimin e të parës parti të shqiptarëve të Kosovës. Pikërisht kjo ngjarje nuk do të mbetej jashtë vemendjes së Magjun Shalës i cili menjëherë antarësohet në këtë parti politike, si një ndër aktivistët më të zellshëm në Zvicër.

Jo vetëm me fjalë, por veprimtari Magjun Shala ishte pagues i rregullt i 3%-shit, më të cilin mbahej qeveria në egzil e Kosvës, por mbi të gjitha financohej shkollimi i fëmijëve të Dardanisë dhe i aksioneve të tjera me karakter publik e politik, por edhe ushtarak. Do të vinin edhe vitet historike të Kosovës që çuan në çlirimin e kësaj treve lavdie, ndërsa veprimtaria patriotike e Shalës do të njohë dimensione të forta mes mërgatës në Zvicër dhe Gjermani. Fondet e mbledhura për luftën çlirimtare të Kosovës patën një peshë të rëndësishme në ato ditë të vështira.

Pas çlirimit të Kosovës Magjun Shala i kthehet herë pas herë trevës së tij të vendlindjes. Dora e tij në ndërtimin e fshatit Graboc, në fshatin e tij të linjdjes, ndër më të shkatërruarit nga dora e zezë e pushtuesit shekullor, është ndjerë mjaft fortë. Organizimet e shumta kishin mendjen dhe kontributin e Magjun Shalës.

Por vjen një ditë që njeri lë pas gjithçka. Lë familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Kjo ndodhi më 12 janar të vitit 2021. Por Magjun Shala la pas një emër të mirë që do të kujtohet gjatë nga brezat.

-Magjun Shala dhe Mirdita-

Në monografinë e punuar me mbështetjen e LDK-së dhe familjarëve të të ndjerit flitet qartë për origjinën e tij të herëshme mirditase, madje pjesë e një fisi të njohur që në kohën e Gjergj Kastriotit siç është fisi i njohur Shpani, pjesë e bajrakut të Rrazës, në Mirditë.

Në monografi thuhet e kryefamiljari i parë që ka ardhur nga Shqipëria quhej Marash Pali që ishte pjesë e fisit të madh të Shpanëve, njëri prej të cilëve Pjetër Shpani i cili kujtohet me lavdi edhe në ditët e sotme. Në vitin 1816 thuhet se disa krerë të Mirditës e Shalës shkojnë tek Veziri në Shkodër, por ky i fundit tentpo ti priste në besë për ti vrarë. Në përleshje e sipër në sarajet e vezirit, vritet djali i vogël i vezirit, dhe shumë ushtarë. Aty vriten të gjthë krerët e Shalës, përpos Deli Pjetrit, ndërsa Sarajet e vezirit digjen të gjitha. Pikërisht në këto momente të trazuara të parët e Magjun Shalës ikin nga Mirdita për tu vendosur në Kosovë, pikërisht në Graboc të Pejës, ku janë edhe sot.

Një monografi për Magjun Shalën dhe promovimi i saj në Olten të Zvicrës.

Ishte kryesia e LDK-së në Zvicër që mori vendimin për realizimin e një monografie kushtuar kësaj figure të rëndësishme të Kosvës dhe diasporës shqiptare. Kjo monografi ju besua shkrimtarit Ismet R. Krasniqi ndërsa u muarën mendime dhe kujtime nga familjarët e tij dhe shumë miqve e bashkpunëtorëve, të cilët dhanë një kontribut të çmuar në këtë realizim.

Pikërisht më 25 qershor 2022, në kuadër të përvjetorit të 32-të të krijimit të LDK-së, mes të tjerash në Olten të Zvicrës u promovuan dy monografi, ajo Hasan Avdyli dhe Magjun Shalës me origjinë nga Mirdita. Në këtë aktivitet ishin prezentë mjaft veprimtarë të LDK-së, ndër ta komandanti i mirënjohur i  UÇK ës në Koshare, Anton Quni, deputeti Armend Zema dhe Historianin Akademik Frashër Demaj. Në përfundim të aktivitetit në emër të “Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë” ju dhurova nga ekzemplarë te revistës, “Gjurmë historike”, Studimet mbi Etrusket te pergaditur nga Nusha Zhuba dhe studimin, “Skenderbeu ne Historiografinë Zvicrane” ne gjuhën angleze.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest