Exit-tim
—————
Çdo libër i hapur e kthyer përmbys
mbi shtratin tim
i ngjet
një femre mbi tavolinën e bukës,
mbi tavolinën e punës,
një kapitulli,
një artikulli
lexuar nga celulari në faqen e medias në rrjet.
Çdo libër i hapur
më thërret,
çdo libër i pahapur
më fton që më sytë sipër hundës
të zhbiriloj çdo nëntitull,
unë, një kritik kaotik
për çdo strofë a paragraf
bëhem fshikull,
herë-herë
një Akil i bindur,
herë-herë
tufan i papritur kur rrufeton
strukturën në korrikul,
e herë-herë
rrufis si i babëzitur.
Çdo libër i hapur/
/pahapur
në tavolinë, raft, a shtrat,
n-djell ka-pak…

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

