Vajza jonë Mirela
(dhe familjes së saj të lumtur)
Na afroi pranë kjo fotografi
sa gjatë m’u duk pa t’pa,
e bukur siç ishe n’fëmijëri
me mirësitë që Zoti t’ dha.
Ke atë bekim që ta solli jeta
me zotni Bledarin të mpleksi
që lindët dy gonxhe t’vërteta
zbukuruese, si lule n’saksi.
Le të ketë qielli madhështi
e valëzim joshës detit kaltrosh
për ty nuk ushqejnë ligështi
të dy te urojnë: Gjatë jetofsh!
E merito urim, o bekim hyjnorë
si ne prindërve shpirti na e do
se zemra jote e bardhë si borë
pastërti, mirësi ka lënë ngado!
Në familjen tuaj t’shenjtnume
model i pashoq mirëkuptimi,
prej Zotit lumturia e bekueme
qëndron si themel n’përjetimi.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

