Pa TY/
Unë pa ty jam çdoherë e humbur
Sa here largohesh nga mendja ime
Mua asgjë nuk më ban të lumtur
Përveç jetës plotë pikëllime
Të mendoj çdo ditë e natë
Nuk më thotë mendja që të mallkoj
Edhe atëherë kur është shtrëngatë
Kur jam me ty çdo gjë harroj
Mos vono në pritjet e mia
Të pres unë me padurim
Kur çdoherë troket mërzia
Ti je ndjenja e shpirtit tim
Ty të kam unë rreze dielli
Që ngroh çdoherë qenien time
Sikur kaltërsia e këtij qielli
Ndriçon çdoherë zemrën time
Yjet neve na bëjnë dritë
Në ujëdhesën tonë të dashurisë
Edhe hëna po shëndrit
Përmes udhëve të dashurisë
Prizren, Korrik 2022

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

