Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Nimfa e 11 Liqeneve/Andris Lleskai

Nga Pirusti News
240 Shikime
SHPERNDAJE

Nimfa e 11 Liqeneve
———————————

Në liqenin e Tiranës
ua bëri më dorë rosave të egra,
në Liqenin e Thatë
përshëndeti 2 mjellma.

Buzë Liqenit Kreshpan
natën makina i ngeci,
krah liqenit të Viroit
një cigare e ndezi
e në Liqenin Butrint
e zuri mëngjesi.

Yje, hënë e xixëllonja
e verbuan gjatë natës,
dielli në gjumë sytë ia rrezoi
rrëzë liqenit të Farkës.

E rrakëlleu një shishe të vogël uiski
pasi la pas liqenin e Qafmollës,
në pasmesnatë Liqenin e Fierzës mbërriti
pa cakitur akrepi i minutave akrepin e orës.

Kaloi Liqenin e Badovcit
pa dalë prej asfaltit të xhades,
lëkurën ia lagu
e iu përzie me djersët e qafës
shiu i Liqenit të Busavatës.

Era e përkëdheli përhumbur mes fijeve të barit,
e trembi një zog i dalë beftas prej hiqit,
e pickoi një mushkonjë në cepin e ballit,
në bregun e Liqenit të Radoniqit.

Valon vargjeve
strofave
e refreneve
Nimfa e Njëmbëdhjetë Liqeneve.

Andris Lleskai

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest