Përktheu dhe solli për botim dr. Nusha Zhuba, Romë.
Sipas priftit historian Gianmaria Biemmi, i cili njihet në historiografinë shqiptare për veprën e tij Istoria di Giorgio Castrioto Scanderbeg-Begh, botuar në Brescia më 1742, shohim se në këtë shkrim ai përmend se zonat e Mirdit391ës qw Skëndërbeu i kishte zona të mbështetjes së masës së popullit. Ai vepronte duke e tërhequr armikun pikërisht mes atyre maleve, pasi rruga e vjetër e Egnatias që kalonte përmes Elbasanit për ushtrinë turke ishte bërë e pa kalueshme, pasi Skënderbeu i luftonte nga se prisnin.
… për këtë shpesh herë ushtritë pushtuese zgjidhnin rrugën e Mirditës por nuk arrin të dilnin të gjallë nga aty… Kastrioti ishte bërë i pakapërcyeshëm në cilësintë e tij në funksion të mbrojtës së terrenit të atdheut. Koka e fortë e rezistencës së tij ishte Kruja, por ai rezistencën e tërhoqi në zonën malore të Oroshit dhe tokave të tjera mes dy Fandeve dhe të gjithë Mirditës, në përgjithësi duke ju kundërvënë pushtimeve armike nga Dibra, drejt bregut.
Në Dibër ai kompozoi “Termopilet” e Shqipërisë aq shumë të njohura në historinë ushtarake myslymane…
Rruga e Elbasanit e humbi shumë rëndësinë në kohën e Skëndërbeut, motivi ishte kërcënimi i vazhdueshëm i ushtruar anash sajë nga pozicionet strategjike të zgjedhura nga Skënderbeu. Kjo tregonte karakterin mbrojtës të territorit të luftërave të udhëhequra nga Skënderbeu, me mbështetjen që ai kishte përgjatë lumit Drin….

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”