#Çohu_i_bardhë!
(Bardhok Bibës*)
Ti na linde në Janar
e na ike n’atë Gusht,
ra borë e kuqe, jo e bardhë,
e Mirdita u dogj n’për prush…
Sot një shekull nga ditëlindja
njëlloj tingujt e këmborës.
Çohu tribun të th’rret Mirdita!…
Çohu e dil përjashta kohës!…
Rrëke gjaku në gjakmarrje,
qe kjo tokë, nuk gjeti paqe!
Çohu vigan e plagën ndale!…
Çohu pajtoi ti këto gjaqe!…
Trutë e t’rive marrin morra,
mbushin burgje në mbar’ Europën.
Çohu Bardhok na i hap do shkolla!…
Çohu me Ndrecë Ndue Gjokën!…
Vendi ndryshe nga qysh e le
por prapë i njëjti ai mjerim.
Çohu Bardhok për këtë dhe!…
Çohu na ngrej në rindërtim!…
Femra vritet, rrihet në pazare,
burrat harrojnë ç’është Burrnia.
Çohu Bardhok për këtë marre!…
Çohu e hiq dhe prapë shamia!…
Ne na duhen si ti petrita
se më kështu nuk jetohet!
Çohu Bardhok, o Bardhok Biba,
siç Kostandini për besë çohet!…
_________________________________
*Heroi i Popullit, dhe themeluesi i qytetit të Rrëshenit, 28Janar1920 – 07Gusht1949,
deputeti mirditas i vrarë në detyrë.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

