Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Arka e Shenjtë e Oroshit, Legjenda e Manastirit të Malit të Shenjtë,

Vijojmë me faqet e reviste italiane "Civilta cattoliche”, Roma. botuar në vitin 1929

Nga Pirusti News
3 193 Shikime

“Arka e Shenjtë” e Oroshit

Ka mbetur në kujtesë edhe një kështjellë që i përkiste manastirit dhe që shtrihej mbi mëhallën e Vilës. Duhet të ketë rënë një tërmet i madh dhe prej tij, kështjella me gjithë gërmadhat e saj dhe shkëmbinjtë bie mbi atë fshat. Asnjë prej murgjëve që jetonte në kuvend, nga frika nuk lëvizi. Njëri nga murgjit nga kurioziteti shkon deri tek një vend i quajtur “Gjurth” për të parë se çfarë kishte ndodhur. Po atë ditë nga stallat e manastirit ishin zhdukur pesë dema, sepse sipas besimit popullor, gjatë shkundjes shkatërruese kishin dalë dhe kishin luftuar me ‘kulshedrën” përbindësh i madh përrallor, e cila mendohet si shkaku i përmbysjeve natyrore. Pas tërmetit nuk u mor vesh asnjëherë se ku ishin këta dema…

Tregohet se dimri i atyre bjeshkëve ishte shumë i ashpër, i ftohti shumë i keq saqë thuhej se ndërsa vlonte uji në tenxhere, nga ana tjetër ngrinte akull, edhe pse guzhina ishte 25 pëllëmbë nën tokë. Kur kishte dimër të jashtëzakonshëm murgjit më të vjetër nuk mund të duronin të ftohtin, prandaj zbrisnin tek një shtëpi e vjetër, që gjendej pranë “kopshtit të priftit” mbi shpatin që më vonë u ndërtua Abacia e Oroshit.

Tani nga të gjitha ato zotërime të mëdha të murgjërve, së bashku me rezidencën dimërore nuk ka ngelur asgjë, janë vetëm skeletet e katër mureve të kishës dhe thuhet se poshtë gjenden muret e vjetra dhe duhet të bëhen gërmime për t’i vërtetuar. Janë aktivë akoma siç na tregojnë mulliri i Shenjtit në Laç të Matit që punon nga uji i “Shutrreja”. Këta mullinj edhe pse janë në duar të myslymanëve, respektohet frika e dikurshme. Asnjëri nga këta mullixhinj edhe pse myslimanë nuk mund të shërbejnë 9 ditë në vit si, tre ditët e Këshndellave, tre ditët e Pashkëve, tre ditët e Rrëshajave, sepse në vend që të bluanin miell sipas frikës, se mullinjtë bluanin “gjak”.

 Thuhet se mali i Shenjtë ka akoma pula të egra që nga koha kur murgjërit u larguan nga aty! Legjenda shkon edhë më larg rreth relikes së çmuar të Shenjtit. “Arka e Shejtit” siç thonë vendasit. Për këtë ka folur edhe P. Farlati në veprën e tijë: Në kishë shihet koka e Shën Aleksandrit të Madh, e mbyllur në një kuti argjendi dhe e vulosur me letra nga serbët, të cilat besohen se janë dhuratë nga Dinastia e Lekë Dukagjinit. Feja e vendasve ndaj Shenjtit Martir është e jashtëzakonshme dhe emri i tijë festohet nga një numër i pabesueshëm i të krishterëve edhe nga fshatrat më të largëta. Ky komb përpiqet me devotshmëri të marrë për vete ndihmën e Martirit më të bekuar me anë të dhuratave dhe zotimeve, dhe sigurisht me gjithnjë e më shumë pasuri, pasi shpeshherë janë zmbrapsur nga mbrojtja e tij, fatkeqësia e murtajës njerëzit dhe bagëtitë. ..” Vazhdon …

Përgatiti : Dr. Nusha Zhuba, Romë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest