DEHJE
Agimi i zjarrtë zbret fytyrës tënde
Mbi buzët e tua me fton me dorë,
Ndjej si digjem, me dhëmbje dhe ëndje
Dhe sytë më shkëlqejnë si maceve në Fror.
Veç krahërorin tënd kërkoj, si ajo anija
Që sheh për liman, në stuhinë q’e kap papritë,
Aty ta ndjej frymën tënde që m’ka ndezur,
Mbështjellë me trupin tënd me netë dhe ditë.
Ani dhe në vdeksha, ti vetë më sjell në jetë,
Dihama jote më ringjallë çdo çast që më prek!
Sot është diell …
A jam e lumtur
Pse më pyet i dashur?
Vëreje praninë tënde
Si m’i ndrit sytë
Larg teje?
Larg teje zemra rëndon…
Dua të shkruaj, por s’mundem,
S’kam fjalë të ta shfaq
shpirtin aty
Njëmijë lule brenda meje përkunden,
E të njëmijtat, të ndjekin ty!
I njëjti diell lëkurën ta prek,
Po era, cila erë të puth në qafë?
Bota ime është kraharori yt që më pret
Forcë kam sa duart e tua,
mbi fytyrën time, përballë!
Sa fryma jote mbi qafë,
sa zëri yt,
Që në vesh më pëshpërin me dihamë:
-“e djeshmja iku, sot është diell”, dritës që zhyt,
Se nesër vjen, vjen ditë e bardhë!…
KATËR FUGA PËR DASHURINË
1.
Ti je Kisha dhe Katedralja ime
Mëkatet që brejnë shpirtërat t’i rrëfej,
Dhjete shërbesat e kolonës vertebrale tënde
I prek me dorë, si një falje i ndjej!
Çdo puthje që jep me ëmbëlsi
I fshin mëkatet lehtësisht
Ashtu si bankë që borxhet t’i fal
Kur pasurinë e ke shpenzuar mirësisht.
2.
Sa herë që afrohem pranë teje
Ndjej peshën e mëkatit më të lashtë,
Duhej të kishe vënë një lajmërim
– Mos u afroni! Voltazh i lartë!
Më zë tundimi i trupit tënd,
Në çdo qelizë të trupit mbarë!
Kush tha se Xiordano Bruno po digjet?
A nuk e shihni se jam vetë në zjarr?
3.
Mbi kofshët e tua vë kokën time
Zbres poshtë të pi te kroi yt,
Thellësia jote është thellësi e detit
Që veç marinarin kurr nuk e mbyt!
Me thua te rri pa frike, pa droje
Te mos them lutje ne purgatory
Ne dashuri, Ferri, Parajsa jane nje
Se helmi dhe mjalta shijojne njesoj
4.
Me thone se ferri eshte i mekatareve
Se parajsa eshte per ata qe s’gabojne
Kur jemi bashke ne aktin e dashurise
Ne te gjitha rruget e botes shkojme
Ciniket na thone- po shkoni ne Ferr
Se vete dashuria na qenka mekat!
O njerz qe s’dashuruat kurrhere
Juve ju pret Ferri me zjarre dhe flake.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

