Përgojorsi
——————
-Çfarë di të bësh?!…
-Unë di të shaj,
një emër të zësh,
unë e mbys e thaj.
-Ore, çfarë ke talent?…
-Të shaj, që të gjithë,
sidomos atyre me mend
ua nxjerr nga një bisht.
-Po ti, ti për çfarë vlen?…
-Ta thashë, të shaj, pra,
të gjej ndonjë cen
e ta bëj qimen tra.
-S’më kuptove, merita jote?
-Të përgojoj, të shpif, ndyj,
çdo meritë të kësaj bote
ta përbalt, pështyj.
-Çfarë mund të bëhet më mirë?…
-Tipi im me këtë nuk merret,
unë jam ai fëlliqësirë
që veç flas keq për të tjerët!
Andris Lleskai
Dhjetor 22

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”