Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Djali i Luleve (Narçisti)/Andris Lleskai

Nga Pirusti News
279 Shikime

Djali i Luleve (Narçisti)

Më mallkuan për një veprim
që prapë do e bëja,
le po deshën ta quajnë gabim,
ku thellohet rrënja?!…

Frutat nga të ëmbël në thartim,
varet nga gjendja,
një të ëmbël e një në kalbëzim
dega është e njëjta.

Për dikë një aguridh pa shijim,
shëndetshëm ënjta
për dikë tjetër veç kënaqësinë
me fruta të ëmbla.

E atyre që s’deshën rregullsinë,
iu përshtata si kënga
që pa prishur, lënduar melodinë,
i merr të tërë brënda.

Notat i shtova, daulle mbi violinë,
disa nota dhe hëngra,
le të më kuptojnë veç ata që dinë
ata që lexojnë ëndrra…

S’është për të gjithë ky dreq-shkrim.
Mirmëngjes-mirëmbrëma!…
Diku një përfundim, diku për një fillim,
kuptohem në të pathëna.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest