Papa nga Përtej-Jeta i përgjigjet Poetit
————————————————————
Para disa ditësh vajta të flisja me Papën,
në bllokun e homazheve
më thanë faqen e parë ta lija bosh,
ndarja nga jeta s’kishte mbushur as javën,
e unë mbushja vargje strofë mbi strofë.
Për mbi 30 minuta 3 faqe poezi mbusha,
12 zanore secili varg,
në bllokun tjetër ngjitur meje
vinin e iknin njëri pas tjetrit,
unë duke shtyrë kohën nga pak, nga pak,
në shqip praktikoja
matematikën e Dante Aligerit.
Por Papa s’ma foli asnjë fjalë…
Mbase do i kishte mbetur në mendje ndonjë varg
se pas 2 ditësh
dikush në “Poezitë e Shpirtit”
më bëri “tag”.
Fjalët e atij 3-faqëshit të bllokut faqebardhë,
Librit të Ngushëllimeve për Papën në ikje
në “Nunciturën Apostolike”*
ku nënshkroi Presidenti, e me radhë,
ngjitur fotos së Papa Ratzinger
në Dhomën e Pritjes perdekuqe,
i mora, fotokopjova,
e u nisa për “Kongres” në Lushnje.
Atje nga “Altari i POEZISË”
më vlerësuan “Fitues i Çmimit Special”,
mënyrë tjetër si ta marr s’do kishte
veçse si të Papës përgjigje.
#AndrisLLESKAI
0123
Nunciturën Apostolike* – Ambasada e Vatikanit (në Tiranë).
Poezia konkuruese në “Altari i Poezisë” së “Poezitë e Shpirtit”, Lushnje, 8 Janar 2023, e cila mori “Fitues i Çmimit Special”:
“12 Zanë-orësh për Papë Benediktin e XVI-të”
—————————————————————
1.
Të kam admiruar kur u dorëhoqe,
i mësove botës limitet e pushtetit,
pranim e luftim skandalesh udhëhoqe,
dhe pse kërrusur, dhe shpirtin e të drejtit.
2.
Unë kam lindur si krijues kristian,
por Jezusin e shoh thjeshtë si filozof,
pa “Parajsë” poezitë kuptim s’kanë
e parajsën diku në Gad. Ilirik: shoh.
3.
Në Shqip “Shpirti shëtit!” si në shëtitore
e Ti mbase amshohesh mbi Detin Mesdhe,
a mos s’është një bukuri “shenjtërore”
ky vend i vogël Shqipëri që kemi ne?!…
4.
Gjaku im vërshon Mirditas-Pirust-Dardan
e s’bashkëpërmenden Dardanë-Pirustë,
ku janë Pirustët, Dardanët nuk janë,
Pir=Dardë, shpjegon Besëlidhje të ngushtë.
5.
Sa ngjalla ca tinguj të lashtë e vdekur,
Gjuhën e të Vdekurve e komunikoj,
ata m’flasin kur i zgjuar jam dhe fjetur,
unë për ata në Poezi cicërroj!
6.
Dikur folur me një Ibrahim Rugovë
kam përpara afro-pesëqind vetave,
serbët Dardaninë quajnë kosovë
e Shqipet po helmohen prej serpentave.
7.
Një Gjeneral-Lufte* ma kuptoi ç’thashë
e m’dhuroi “Çmimi i Manifestimit”
nëntitull “Kolonel Tahir Zemaj” pashë,
të vrarë nga dora e fshehtë e krimit.
8.
O “I-bekuari i gjashtëmbëdhjetë!”
meqë ke vdekur po të drejtohem si Mik,
unë përpiqem të jem vetëm i drejtë
e aspak më për të qënë një Katolik.
9.
Si “Andris Lleskai” kam Rilindur si Krisht,
(si Ai: “Gurin kurvës mos ia hedhësh!”)
zbërthehet “Aleksandër” linguistikisht.
T’Tre s’kuptohemi as pas dymijë vjetësh.
10.
Ama, nordikët e kuptuan ligjërisht
e prostitucionin legalizuan.
“Biri” a s’shkoi drejt EU-t’tana-zisë
kur Judën e dinte që ia paguan?!…
11.
Dje, pasi isha mbi “Nënshejt”:
-Po martohen me qenin në Amerikë!
-Dennis Rodman martohet me veten e vet!
-më buzëqeshi Ai prift i ditur, Elitë.
12.
“Nderi i Kombit”, Një Akad. Prof. Dr. Mark Tirta
më ka thënë se mbi Nënshejt “Manastiri
Mesjetar” ka qënë, “Centrum Ballkanica”,
e dogjën turqit, s’i ka mbetur as hiri.
13.
Shqipëria është Qendra Bektashie,
Mali i Tomorrit – stërlashta Dodonë,
tani po të lutem: -Sikur ta ringrije
atë Manastirin e Mirditës sonë!
14.
Mjeshtër Besnik Erebara mendon sikur
unë duhej të kisha lindur 5 shekuj pas,
se në këtë jetë s’do kuptohem kurrë!
Unë si Poet ardhmërinë di ta ngas!
15.
O “Benedictum 4•4” a s’i dhe Mbretëreshës
Elisabetë shembullin e dorëheqjes?
Ne Mretëreshë Teutën para Erës,
e së fundi, gjakun e Nënë Terezës!
16.
Imagjino dorëhequr Papa Gjon Palin
në një jetë totalisht tjetër, qiellore:
Gonxhe Bojaxhiu drejtonte Papatin
Shqiptaresha që globi e njeh “Shenjtore”.
Gjeneral-Lufte – Anton Çuni, Prizren, Janar 2020.
Poezia u shkrua në Bllokun e Ngushëllimeve në Ambasadën e Vatikanit në Tiranë, më 05.01.2023, nga vetë autori.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”