I sinqertë i sertë
— ( ABC )
“Të gjithë të barabartë para ligjit!”
Dhe unë që urrej të jem borgjli
para së Vërtetës e Drejtësisë.
Me dhëmbë ruaj pastërtinë e shpirtit
pa dashur të lëndoj një tjetër njeri,
i paprekshëm prej llumit të ligësisë.
E stërmundoj veten kulmeve të limitit
me aq sa mundem, të kuptoj e të di,
me aq sa ndihem si pjesë e gjithësisë.
“Të gjithë flasin pas shpine!”- fillimvitit,
dhe unë ia shtërngova dorën me Burrëri
dhe pse mendova:
-Gabim ti përfshish “Të gjithë”!
Andris LLESKAI

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”