URIMI I SHPIRTIT.
Uroj të mos u frikesh majave,
mbuluar prej bore.
Të jesh i ashpër me ujqërit
e i butë ndaj çdo milingone.
Malit me akull e acar
me çantë duke u ngjitur,
të kesh bukë për vehte
dhe për zogjt e uritur.
Mos u ndalsh fortunave
as shtërngatave të motit,
merr çfaro të dhuron fati,
qofsh mirënjohës dorës së zotit.
Nëse bie humnerave e rrënojave,
mos u trishto,
vazhdo si luan,
nën vallen e shqiponjave.
Lësho pëllumba paqeje,
si bekim kundër çdo lufte,
ec me pishtar besimi,
tokën tënde ku linde,
merre e puthe..
Uroj me shpirt o bir,
të jesh bekim,
i kësaj toke të mirë.
Frrok Doda
24 janar 2023.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”