Që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishte padyshim famë të madhe ndërkombëtare, kjo është e gjithë ditur. Jo vetëm shkrimtarë të ndryshëm europianë si në Itali, Francë, Zvicër, Gjermani e kudo, por dhe dramaturgë, janë marrë gjatë shekujve me profilin e rrallë të Kalorësit të Krishtërimit, mbrojësin e edhe të vetë Europoës nga invazioni osman.
Njëri prej tyre është historiani italian i viteve 1830, Dottore Giovani Sehico i cili në një botim të ketij viti merret me historinë post-Gjergj Kastrioti, me hakmarrjen e ashpër të osmanëve, sidomos ndaj trupës më elitare luftarake të kohës që siç i përcakton historiani Giovani Sehico, ishin shqiptarët mirditorë. Në botimin që po paraqesim të gjetur në arkiva dhe të përkthyer nga Dr. Nusha ZHUBA në Romë, po përcjellim një pjesë të persekucionit të ashpër osman ndaj mirditasve si hakmarrje për luftën e tyrë krah Gjergj Kastriotit, por dhe për rezistencën e mëvonshme për të mos ju nënshtruar “librit të rregullave osmane” që kërkonin me çdo mjet që dhe këtë krahinë ta vinin në rrjesh si shumë të tjera (shen. im. Aleksandër Ndoja)
Le të ndjekim historinë mirditase brenda botimit të Dottore Giovani Sehico, 1830.
“Shqiptarët mirditorë, të udhëhequr nga Skënderbeu shfaqën një rezistencë të fortë ndaj trupave të shumtë të Muhametit të Dytë. Ata me vlerat e tyre luftarake ishin bërë tmerri i turqve dhe mrekullia e botës. Por me vdekjen e Skënderbeut humbet edhe lavdia dhe fati i mirditorëve.
Të etur për hakmarrje ndaj tyre, Muhameti i dytë dërgoi shumë ushtri në zotërimet e tyre, por Mirditorët ishin të njëjtët, ushtarë të Skënderbeut të cilët kurrë nuk pranuan nënshtrimin, pra mbi të gjtha, besimin.
Osmanët shumë të pakënaqur me luftën e mirditasve karah Skënderbeut bënë që vendi i Mirditës bëhet tetatri më i egër i hakmarrjes së një armiku të tërbuar dhe të dhunshëm, dhe i një mjerimi nga më të frikshmit. (kishin arritur gjer atje sa për të shpëtuar jetën, të hanin edhe lëkurët e qeve dhe kuajve (Palmerius in Cronich ad an 1478).
Shtëpitë e mirditorëve ishin shkatërrur dhe të mirat e tyre kishin rënë pre e së kaluarës e tyre e lavdishme e cila tashmë i kishte vendosur ata në tehun e shpatës së osmanëve të trimëruar nga vdekja e Gjergj Kastriotit. Gratë më të bukurat të tyre ishin grabitur dhe gjithnjë e më shumë shtohej terrori dhe skena të tmerrshme. Ata ishin të tradhëtuar nga të njëjtët badhkëkombas të Shqipërisë veriore, Gegë të kthyer në muhamedanë, dmth ishin rrjeshtuar me armiqtë e tyre më të pamëshirshëm.
Ka qenë një moment kur mirditorët kanë vënë në dyshim egzstencën e tyre, sikur e kishin pasur këtë frikë edhe të parët e tyre nga dridhjet e tërmeteve, përmbytjetet e tokave të tyre dhe prania e rrënojave. Pas vdekjes së Skënderbeut, biri i tij ishte tërhequr në Napoli në qytetin që Fernando D’Aragona, që Gjon Kastrioti i kishte lënë në trashëgimi të atit të tij. Pas rënies së Krujës, nuk ju kishte ngelur më asnjë tokë në Shqipëri, sepse e kishin pushtuar Turqit e për këtë arsye vendosi në Pulja të ardhmen e tij dhe të pasardhsve të tij.
Ata mirditorë që i kishin shërbyer princit të tyre dhe mbretit të Siçilisë në Abruzzo në ditë e famshme të Luclrls, kanë qënë dëshmitarë të miqësisë me të cilën Fernando kishte trajtuar ata vetë dhe të pavdekshmin Skënderbe.
Mirditorët të shtërnguar të ndërronin padron, nuk mund t’a dëshmonin më mirë kujtimin e pavdekshëm të princit të tyre duke mbështetur të birin, trashëgimtarin e tij tashmë të vendosur në Pulja. Varësit ju ofruan atij aleati për të cilin Skënderbeu sa qe gjallë ishtë që për të çlirues dhe babë. Për këtë arsye shumë shpejt tokat e Japigjëve të vjetër u populluan nga Mirditorët shqiptarë që themeluan 59 fshatra në mbretërinë e Napolit, dhe pesë fshatra në Sicili.
Mbreti i Sicilisë me një kujdes shumë të madh promovoj emigrimet e Mirditasve në shtetet e tyre. ….

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

