Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

TIPARE TË SË DREJTËS DOKËSORE NË VERI TË SHQIPERISË

Një vështrim mbi traditën juridike, shoqërore dhe morale të Veriut të Shqipërisë

Nga Pirusti News
1 014 Shikime
SHPERNDAJE

-Nga Dr. Lujeta Hasani-

Një nga elementët më të veçanta të popullit tonë padyshim që është tradita e tij shoqërore dhe juridike, e ruajtur të paktën që nga koha e depërtimeve greko-romake 1 e deri në ditët tona.

Kjo traditë juridike, sociale e morale e kombit tonë është trajtuar dhe nga shkrimtarë e moralist politik kryesisht të pjesës veriore të vendit. Një përmbledhje të traditës zakonore të fiseve malësore të veriut e verilindjes e ka kryer At Shtjefën Gjeçovi dhe kryesisht për trevën e Mirditës, e treva tjera te Verilindjes. Natyrisht një studim i bazuar mbi dokumenta historik, do të përbënte një përmbledhje më të plotë dhe do shprehte më mirë edhe thelbin e traditës zakonore të shqipëtareve dhe të krahinës së Pukës në veçanti dhe që është ndërmarrë nga At Guissepe Valentini, At Shtjefën Gjeçovi.

Për të zbuluar kë të thelb të kësaj tradite duhet të kuptojmë e dimë kushtet historike, shoqërore në të cilat lindën këto tradita e zakone.

Ç’është Kanuni?
Si lindi Kanuni?

Kanuni është një tërësi parimesh, institucionesh dhe e normave tradicionale që kanë funksionuar të pavarura nga pushteti shtetëror në vendin tonë.

Kur shfaqet për herë të parë Kanuni?

Është shfaqur për herë të parë në vendin tonë nga fundi i shekulli XV dhe fillimi i shekullit të XVI. Ky term lidhet me legjislacionin osman të Sulejmanit II që quhej Kanuni dhe që në vendin tonë mori trajta lokale si për shembull Kanuni i Lek Dukagjinit.

Tradita popullore në vendin tonë, duke e parë veton e Princit të Principatave të vjetra të vendit tonë, ka njësuar traditën me personin historik ligjvënës, por këtë fakt nuk e dëshmon asnjë dokument i shkruar apo të përjashtojë këtë fakt, por vetëm dihet që kemi të bëjmë me ligje të zakonshme lokale që në vendin tonë kanë ekzistuar para pushtimit turk (Osman).

Kanuni ka vepruar dhe ishte i dallueshëm nga pushteti turk dhe ligjet shtetërore, por ishte i ndryshëm për çdo fis e bajrak që do ta shtjellojmë më poshtë. Një element që vihet re është se çdo bashkësi mund të miratonte ligje që duhet të ishin në përshtatje me “Kanunin” dhe jo kundër ‘Kanunit” siç e kërkonin rrethanat e çdo bashkësie.

Kanuni mbetet një tërësi e parimeve dhe institucioneve themelore juridike, mënyra e zbatimit të “Kanunit” është kushtëzuar nga rrethana të veçanta kohore e vendore. Duke përfituar nga mungesa e përcaktimeve futen veprime të tejskajshme që mund të duken logjike nga një këndvështrim, por nga një këndvështrim tjetër ka elementë që Kanuni hesht ose është i pasigurtë, i paqartë (rasti për martesat).

Ç’farë mbetet nga “Kanuni” nga parimet e tij?

Kanë mbetur disa parime themelore juridike e morale si: nderi, që shërben si baza e nisjes se çdo veprimi vetiak 3 .

Kuptimi i këtij parimi është mjaft i gjërë. Kemi dy forma të përhapura:

  1. a) Cënimi
  2. b) Përlyerja e nderit

Por jo të gjitha rastet e lëndimit të nderit futen në këtë përcaktim (një mangësi e Kanunit).

Një njeri që përmbush me krenari e dinjitet ruajtjen e personalitetit (vetiak ose të përbashkët) si shkëmbim merr repsekt mirësjellje që synojnë të lartësojnë figurën e tij.

Parimin e nderit e ndjekin dy parime të tjera si:

Barazia thelbësore mes personave fizik e moral.

Dhe liria si ta dikton nderi e vetëdija qytetare brënda skajeve të ligjit, por pa pasur askush të drejtë të komandojë të tjerët duke ndjekur parimin e një forme drejtuese për të gjithë. 4 Ky parim ka të nevojshme një ndjenjë të lartë përkatësie dhe të një përkrahje nga komuniteti, të një përmbushje të detyrimeve ndaj marrëdhënieve të përditëshme mes personit dhe bashkësisë gjë që sigurohet nga dy elementë thelbësore të së drejtës dokësore:

  1. Parimit të Besës
  2. Institucionit të fjalës së dhënë

Është e natyrshme dhe e shpjegueshme që falë këtyre lidhjeve tërësia shoqërore e sociale tradicionale mbahet mbi sistemin parlamentar.

Një sistem të veçantë ku zgjedhjet bëhen në bazë të rregullave të veçanta p.sh. kryetarët e familjeve nuk zgjidhen ose bëhen me parapëlqim, por në bazë të mendimit të shprehur të të gjithë meshkujve të familjes të cilët bëjnë pjesë në kuvendet e bashkësisë, përfaqësojnë familjet në vendimet e fisit e të bajrakut dhe mund të zëvendësohen nga cilido mashkull i familjes dhe familja ka për detyrë të bindet fjalës së dhënë për hir të nderit të familjes.

Në rast mosmarrëveshje mes familjeve dhe individëve, të dy zgjedhin pleqësinë ose gjykoren para të cilit paraqesin konfliktin duke lënë peng më parë, që i detyron të pranojnë vendimin. Në të gjitha zgjedhjet e tjera vendos parimi i vjetërsisë ose i trashëgimisë së përligjur nga parimi i barabarë që nuk parasheh përparësi të njërit apo tjetrit, por që mosha luan një peshë të madhe.

Pra mund të jesh i madhi apo degëzim i vëllait madh.

Një e metë e këtij parimi është që favorizon të madhin, por që parimi i ndreqjes i favorizon dhe i mbështet ata më pak të favorizuarit nga parimi i vjetërsisë, mbështet e mbron interesat e tyre materiale, sepse po të zbatohej parimi i vjetërsisë në ndarjen pasurore më pak të favorizuarit do të ishin përjetësisht të varfër. Prandaj në ndarjen e pasurisë atërore më i vogli zgjedh i pari, ndërsa në ndarjen e pasurisë që vijne nga bashkësia herë- herë vendos dhe shorti.

Kanuni përmbante institucionet themelore në të cilat ky botëkuptim gjente realizimin e tij dhe i siguronte vazhdimësinë e tij në jetën shoqërore. Por me këto parime më shumë kushtetuese se sa administrative Kanuni nuk mund të zgjidhte një sasi të madhe interesash, përplasjesh e mosmarrëveshjesh në jetën shoqërore, prandaj kohë pas kohe e vend pas vendi ai rregullohej e saktësohej, riformohej nga ligje lokale gjithësesi të përcaktuara në Kanun, në parimet themelore të tij dhe në institucionet e tij. Të gjitha këto ligje lokale njihen si kanune përballë Kanunit kryesor. 5

1 At Guissepe Valentini: Ligji i Maleve Shqiptare
2 Po aty
5 Po aty faqe 12

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest