Nga Shkupi, për pirustinews.com, Albana Raci.
Shkupi ka qenë ndalesa e rradhës e faktorit letrar e intelektual në promovimin e vlerave të tyre letrare dhe artistike. Pikërisht ditën e shtunë datë 15 dhjetor në sallën e Kulturës Shtëpisë së Kulturës “Koço Racin”, klubi letrar “ABC-Poetike” nën kujdesin e kryetarit Sami Sherifi, poetë dhe shkrimtarë nga Dardania kanë prezantuar punimet e tyre. Shumë prej tyre kanë udhëtuar në drejtim të Shkupit duke ardhur nga ana të ndryshme të Dardanisë, por edhe nga Zvicra.
Në këtë aktivitet një vemendje të veçantë i’u kushtua librit të sapo dalë në qarkullim “Skënderbeu në historiografinë zvicerane” me autor Mr. Murat Ajvazi nga Prishtina me qëndrim në Zvicër. Gjithashtu u promovua dhe libri i i poemës poetike të artistit të mirënjohur Xhevat Limani, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa shkrimtari Muharrem Blakaj paraqiti romanin “Paraardhësit” si dhe librin me tregime “Mëndesha”. Në këtë auditorium u paraqitën dhe librat e poetit Fadil Curri ku spikatën monografia,’’ Fshati Mazgit përgjatë kohërave të historisë, poemen,’’ Epoka e Mendjendriturit vëllimet i dhe II’’, dhe pjesën e parë të Fjalorit,’’ Shqip-Norvegjisht.
Poeti nga Shkupi Rrahim Ganiu ka folur gjatë dhe me detaje rreth librit të Murat Ajvazit, ku ndër të tjera tha se “veprën e lexova me shumë kujdes, kërshëri dhe shumë kënaqësi. Për mua është një surprizë e këndshme, sepse autori në mënyrë eksplicite dhe implicite fokusohet në burimet arkivore historike, biblioteka Zvicerane, kudo ku bëhet fjalë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Të them se këto të dhëna empirike, pak, ose aspak, nuk kanë qenë të njohura në publikun më të gjerë shqiptar dhe të tjerë me vullnet të mirë.”
Mustafa Spahiu bëri një analizë të thellë të veprës së shkrimtarit Muharrem Blakaj, duke vlerësuar cilësinë artistike me një mesazh të fortë dhe të sinqertë që i ofron lexuesit. Pati dhe shumë diskutime të lira rreth veprave të paraqitura, ndërkohë u bënë dhe recitime të disa poezive nga autorët që u paraqitën në këtë tubim.
Edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës Safet Kamberi, në përshendetjen e tij tha se do të mbështeste pa rezerva të gjithë autorët shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, ndërkohë vetë poetët shkupjanë shprehën konsideratat më të larta për drejtorin e kulturës shkupjane.
E veçanta e këtij organizimi ishte edhe paraqitja e promovimi i revistës kulturore “Mirdita”, nga anëtari i këshillit botues i kësaj reviste Mr. Murat Ajvazi. Të pranishmit kanë shprehur interesim të madh për këtë revistë e cila përmbledh shkrimtarë dhe poetë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Ndërsa natën para aktivitetit, pikërisht në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës, shkrimtari Murat Ajvazi dhe krijuesi Lan Qyqalla ishin të ftuar në një emision televiz të drejtpërdrejtë në valët e TVM2, me gazetaren e kulturës Zerijeta Jajaga, ku u fol rreth librit “Skenderbeu në historiografinë zviceriane”. Më herët ky libër dhe revista “Mirdita” janë paraqitur në organizim të klubit Letrar Martin Camaj, të me kryetar Sylë Bajramin.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

