Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Juljan Vlashi, Ju njoh me minierën e Rubikut, përmes disa fotografive të fund vitit 1939.

Nga Pirusti News
399 Shikime

Në vitet 1922-1924, në zonën e Rubikut filluan kërkimet gjeologjike nga dy gjeologë shkodranë, Zef dhe Lec Boriçi, të cilët pasi mblodhën të dhëna për zonën Velë, Qafë-Erëz, Kulme, Bulshizë, etj, si zona mineral mbajtëse, filluan punimet në hapjen e tre galerive. Në këto punime u zbulua dhe blloku i mineralit të Rubikut. Në vitin 1938, qeveria e kohës i dha koncensionin e shfrytëzimit të mineralit të bakrit në Rubik, firmës italiane “Parodi Darfini”. Menjëherë pas marrjes së koncensionit, shoqëria italiane “Simsa” dërgoi specialistët e saj. Në vitin 1938, në minierën Rubik-Kulme kishte 500 punëtorë.

Vendshtrirja e Mirditës ka një traditë të hershme të mineralpunimit. Në disa zona në luginat e Fanit, ruhen gjurmë të shfrytëzimit e punimit të metaleve. Arkeologu Frano Prendi, në “Epoka e Bronzit në Shqipëri”, botuar në “Iliria”, Nr. 7-8, në vitin 1977, ndër të tjera shkruan: “Në zhvillimin e shpejtë të metalurgjisë, pa dyshim, ka ndihmuar shumë pasuria e madhe me minerale bakri e zonave të ndryshme të vendit dhe konkretisht zonat metalifere të Kukësit dhe Korçës, përkatësisht në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë, si dhe rajonet e Matit dhe Mirditës ku janë konstatuar dhe gjurmë sipërfaqësore të një shfrytëzimi të gjërë të shtresave të tyre minerale që në kohë të lashta.

Aleksandër Stipçeviç, në librin “ILIRËT: historia, jeta, kultura”, botim i vitit 1980, shkruan: “Gjetjet arkeologjike dhe veglat e ndryshme të gjetura në trevën e Mirditës, tregojnë se proceset teknike të nxjerrjes së metalit prej xeherorëve dhe përpunimi i tyre në punishtë ishin në nivel të lartë për atë kohë.”

Edhe arkeologu italian Luigi Ugolini, na sinjalizon se kishte hasur gjurmë të nxjerrjes së mineraleve pranë lumit Fanë në Rubik, megjithatë, galeritë i konsideron si të periudhës mesjetare.

Në një dokument të vitit 1596, që ruhet në Arkivin e Shtetit të Venedikut (Archivio di Stato di Venezia), botuar nga Antonio Baldacci, ndër të tjera thuhet: “Monedhat e Shkodrës dhe ato dalmatine, punoheshin në Shkodër, me argjend të nxjerrur në tre miniera, njëra prej të cilave prodhonte edhe ar, e që gjendeshin në; …nel paese Ducagini a Fanda, Bulgeri e sopra Alessio…”

Një nga minierat ishte në Rubik (Bulger) dhe një në Fanë (Fanda).

Traditë e trashëguar që nga fisi ilir i Pirustëve.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest