XANAX
————
Emri im është XANAX,
më quajnë “XANAX!”,
jam udhë vajtje-ardhje
në të njëjtin aks,
çfarëdo të më përplasje
unë sërish ta përplas.
XANAX!
S’ka rëndësi nga fillimi në fund,
a nga fundi në fillim,
sido të më lexosh
kam të njëjtin shqiptim
se emri im është pasqyrim,
simetri e asaj që do më falësh,
do të të jap atë që do më japësh.
Unë jam XANAX,
shpëtimi yt i fundit
përpara se tia tërheqësh vetes
këmbëzën për oshëtimën e plumbit,
e nëse pilula ime makthet e jetës
s’ti kthen nga skizofreni, në të pëllumbit
pendë,
në ëndrra të realizueshme me fletë,
atëherë unë do heq dorë, si dhjaks,
se s’ka më të fortë ilaç
se emri im… Më quajnë “XANAX!”
Ja ku më ke nevrastenike!…
Unë, ti, dhe problemet e tua psikologjike.
Mund të më quash: Çmendurak!… Rrugaç!…
Përbindësh!… – a – Marrëzi Poetike!..
– Por unë jam XANAX,
në kuptimësi filozofike.
Andris Lleskai
0722

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

