Situata në fshatin Malaj, në Mirditë vijon të mbetet problematike përsa i përket mosmarrveshjet mbi pronësinë e tokës bujqësore, dhe asaj truall. Siç dihet problematikat e kësaj natyre e kanë origjinën që në kohën e komunizmit, ku u zbatuan të ashtuquajturat reforma agrare dhe më vonë “fshirja” e kufinjve dhe bashkimi i të gjitha tokave në një pronësi të vetme, siç ishin kooperativat bujqësore. Pas rënies së komunizmit, forcat politike që u krijuan pas rënies së perdes së hekurt, “sajuan” ligjin e shumëpërfolur 7051, një ligj që nuk ishte i çliruar aspak nga sistemi komunist, edhe pse pranohej se komunizmi kishte rënë,
Një situatë e tillë ka gjeneruar konflikte pafund, vrasje, hasmëri por edhe ndarje përsëgjalli nga i ashtuquajturi “kanun”, që detyron palën më të dobët, apo atë që nuk kërkon konflikte, që beson në drejtësinë dhe organet kompetente ligjore, të hapë rrugë duke zgjedhur të largohet nga përballja, pra nga banesa dhe fshati.
Rasti më i paprecedentë është shënuar kohët e fundit ndonëse historia e ka fillesën disa vite më parë. Luan Dedaj tashmë është detyruar të largohet nga fshati ku ndodhet prona dhe banesa e tij, pasi prej kohësh është në konflikt me një bashkëfshatar të tijin F.GJ, i cili në shumë raste njihet si njeri problematik dhe gjenerues konfliktesh. Edhe pse i gjithë fshati është i bindur se një pjesë toke në konflikt i përket Luan Dedës si trashëgimtar i ligjshëm i pronave të familjes së tij, bashkëfshatari problematik i skeduar edhe në raste të tjera të ngjashme, pretendon se ajo pronë është e tij. Bëhet fjalë për 300 m2 tokë që është zonë konflikti, herë herë të ashpër.
Tashmë ky konflikt ka mbërritur në gjykatë, ndonëse kanë kaluar shumë muaj që gjykata akoma nuk ka zhvilluar ndonjë seancë gjyqësore. Shtyrje të tilla ka ndezuar situatën, ndërsa nga burime të sigurta pranë familjes dhe të afërmëve të Dedajve, mëson se Luani është larguar nga fshati. Një i afërm që nuk deshi të identifikohej konfirmoi se Luani është larguar pa adresë të saktë me arsytimin që të shmangë çdo konflikt fizik, ose ndonjë sjellje të paprecedentë të palës tjetër. Kjo të paktën derisa gjykata të shprehet mbi këtë konflikt, që është shumë i ngjashmë me konflikte që kanë sjellë pasoja të rënda deri dhe humbje jetësh, përfundon një i afërm i familjes.
Edhe policia është e njoftuar mbi këtë situatë, ndërsa burime të sigurta konfirmojnë se ata bëjnë apel për shmangie sa më shumë nga kjo situate, deri kur të kemi një vendim të prerë të gjykatës.
Koresp. i pirustinews.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

