Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Mirdita dhe diskutimi i deputetit “pa mandat” për projekt–buxhetin e 2012

Nga Pirusti News
13 265 Shikime
SHPERNDAJE

 Botuar ne gazeten “Tirana Observer” 05.12.2011

Fundmuajin e shkuar në Parlamentin e Shqipërisë u diskutua gjatë, dhe më tej u miratua dokumenti themeltar i një viti, projekt–buxheti që do të na shoqërojë gjatë gjithë vitit që vjen. Institucionet e varura e pa varuara, por edhe vetë qytetarët si palë direkt e interesuar, zakonisht janë shumë të interesuara të shkëpusin shuma sa më të majme, por mbi të gjithë janë deputetët që me diskutimet, aleancat, lutjet apo kërcënimet, tentojnë të derivojnë investime në drejtim të zonave apo qyteteve nga vijnë, apo ku kanë interest e tyre elektorale.

Edhe banorët e Mirditës si të gjithë Shqipërisë ndoqën me vëmendje zhvillimet e datës 26 nëntor, për ndarjen e tortës prej 396.9 miliardë lekëve të buxhetit.

Ishte paradoksale, madje zhgënjyese, që të gjithë deputetët me lidhje direkte apo indirekte me Mirditën, të djathtë e të majtë, nuk prekën apo cituan asnjë problem që ka në këtë zonë, por si të ishin kryetarë partie a mbi partitë, në diskutimet e tyre nuk lanë pa evidentuar arritjet e mëdha të vendit, integrimin europian, rritjen e taksave apo indeksin e lartë të korrupsionit, problemet e Lindjes së Mesme, pse jo edhe të Lindjes së Largët, pranverës arabe, duke ju shmangur vetëm trustit të lulelakrës.

Diskutimet e shumëpritura prej tyre nuk u dëgjuan nga askush, pasi deputetët “nuk denjuan” të shfaqeshin si mirditas, dhe as të merreshin me problemet e shumta të kësaj zone.

E nderuar Kryetare e Kuvendit!

Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të diplomacisë ndërkombëtare…

Të nderuar deputetë!

Unë “deputeti” pa mandat, por mandatdhënës përmes votës në çdo palë zgjedhje, jam këtu para Jush në diskutim dhe në vlerësim të vëmendshëm të dokumentit më të rëndësishëm të vitit, i cili ka ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin, mbetjen në vend, apo në rastin më të keq dhe të padëshirueshëm nga askush, kthimin në hapa mbrapa të ekonomisë së vendit.

Theksoj paraprakisht se fokusi i diskutimit tim në lidhje më këtë projekt–buxhet që na paraqitet do të përqëndrohet në Mirditë, aty ku më shumë se kudo ka nevojë për investime dhe ndihmë për zhvillim të qëndrueshëm.

Realiteti ekonomik

Mirdita prej dekadash është rropatur pas industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të bakrit, industri e cila ka 20 vite që ka stopuar, duke lënë pas vuajtje dhe mjerim, por mbi të gjitha humbje të përditshme jetësh nga silikoza.

Pas kësaj asgjë nuk i është ofruar Mirditës, dhe në të gjithë zonën nuk ka një investim serioz i cili të zbusë sado pak nivelin e papunësisë e për pasojë, nivelin e varfërisë.

Edhe në këtë projekt–buxhet nuk shikohet një dritë jeshile…

Infrastruktura rrugore

A e dini të nderuar qeveritarë se në të gjithë territorin e Mirditës janë asfaltuar vetëm 7–8 km rrugë fshati?

Madje edhe kjo gjatësi është ndarë në dy segmente, njëri prej të cilëve rastësisht lidh fshatin e lindjes së një ish–deputeti.

Pjesa tjetër është në Kodër–Rrëshen dhe as ajo nuk është e përfunduar.

Në shumë fshatra nuk ka as metër rrugë të asfaltuar, rrugët janë jashtë standardeve, dhe situata është e ngjashme në të gjithë zonën, deri te rruga për në Kurbnesh.

Siguria publike

Policia në Mirditë është lënë pa mjete, pa karburant, pa logjistikë. Deri aty sa patrulla policie të tërhiqen me makinë qytetari për mungesë nafte, ndërsa kriminelët bëjnë kërdinë pa frikë.

Shërbimi shëndetësor

Spitali i Rrëshenit ekziston vetëm në emër. Mjekët largohen, mungojnë pajisjet, dhe institucionet e tjera publike janë shkretuar dhe zhdukur.

Kërkesë specifike për Ministrin Olldashi

Mirdita kërkon edhe diçka të thjeshtë: të shkruhet emri MIRDITË në tabelat rrugore.

Një territor ku kalon 70% e rrugës, nuk mund të fshihet nga hartat rrugore në favor të fjalës Morinë.

Mesazhi final

“Të tentosh për të fshirë emrin Mirditë, është mision i pamundur.”

Ju faleminderit.

Komente ne fb

Prend Buzhala

Respekt per shkrimin me fryme tejet te shendoshe kritike…
Briliana Shaova

NJE KRITIKE E DUHUR PER NJE SHERBIM QE LE PER TE DESHIRUAR __…, por KJO ME SA PARAQET SHKRIMI DHE KJO FOTO ___ESHTE AKTUALE NE TE GJITHE VENDIN !!!RESPEKTE PER JU MIKU IM !!!
Ylber Gjeta

Fjala juaj bashke me gjithe deputetët e MIRDITES dhe te gjithë kryetaret qe kan qën ne bashkine RRESHEN te futen tek ajo gropa besoj se do mbushet plot…
Flora Jushi

Perfituesit… duhet te ndeshkohen…
Enver Sulaj

Kritika e argumentuar permes faktesh ne mbrojtje te interesit te publikut- ky eshte misioni i gazetarise…Suksese dhe pune te mbare, miku im, Aleks.
Xhovalin Z Kaçorri

besoj se nje kopje gazete do ishte nje dhurat e bukur edhe x presidentin topi qe neser arrin ne rreshen x te par me syt e vet lumturin e mirditorve qe vjen fal buxhetit !
Marjana Suli Brozi

BRAVO ALEKS ….ndoshta kene menduar se MIRDITA ESHTE REPUBLIKE ME VETE qe eshte lene jashte cdo projekti??????
Florin Cupi

Le ta ngrine zerin gjithe Mirditoret si Aleksandri nese duam te bejme dicka per Mirditen tone. Deputetet Mirditore jane zgjedhur nga ata ujqerit e politikes dhe i kemi votuar ne per ti quar ne parlament dhe per te na pire dhe ate pak gjak qe na ka ngelur. Edhe shume kolege te mikut tone Aleksander jane servila te politikes dhe jo vetem qe nuk ngrijne zerin per padrejtesite qe i behen Mirdites,por kam lexuar nje koment te nje gazetari mirdites qe kishte kritikuar Aleksandrin.
Eshte e pafaleshme!
Mirditen nuk e kane neperkembur fuqi te medha,jo te na neperkembin nje grusht legenash qe ne emer te ligjit dhe te pseudo-demokracise, po na pijne gjakun,po na shesin trojet,po na vrasin e po na burgosin.
Mirditoret duhet te bejne dicka. Jo te leme ne meshire te servilave qe kemi zgjedhur per te perfaqesuar Mirditen.
Florin Çupi
Kol Nikollaj

O Aleks vellaj..nje ze hic gje..disa zera dicka gjera….Te pershendes sincerisht per kurajon qe shpesh merr…Le ti bashkojme te gjithe zerat progresive dhe emancipues qe tu themi Mjaft pseudobajraktareve dhe pseudopushtetareve…
Mirdita Arbnore

Të lumtë pena Aleks, ka vite që po ngren zërin për ngjarje, fenomene, dhe pasoja te tilla.Nje analize mjaft e saktë gjë që duhet ta kishin bërë me kohë pozita e sotme dhe po kjo opozite e sotme kur ishte në pushtet, s’ka se si more njeri i mirë, mjaft te shikoje deputetët e Mirdites dje dhe sot, le te ndalemi tek aktuali Marku, gjithkush e sheh punen ne thojza te tij, ky far burri per ç’do gje debaton, kritikon dhe sugjeron, vetem per te ngritur zerin në parlament per Mirditën se ka ndermend me hargju fryme, s’ka se pse, paret qe merr e kalojne shume here shifren e faqeve te librave që ka pas shkrujt dikur. Njerzit e PD-se ne rreth nuk kerkojne dhe s’kane se pse kerkojne me arsyetimin bosh se qeverisja vendore qenka e majte dhe mire te na behet..Dy tre zera te letrave qe kane mbet akoma ne Mirdite shkruajne ese, dhe tregime ne shtypin periodik dhe te dites, s’kane interes, fundja pse te kene, po xejne vot te do furriqe shekullore te ngelura nga momenklaturat e kohes..I kam ndjekur disa shkrime pikante te tuat ka kohe dhe vazhdoj ti ndjek, me thene te drejten gjithmone me befason nga kurajua qe ke per te denoncuar publikisht gje qe se hasim tek do kolege te tute vendore, do tishte mire pasi gur- gur bahet kalaja..Pergezime dhe pune te mbare !
Suela Ndoja Dedaj

Rendomte kemi degjuar se sa me ” veshtirsi ” i mbushin xhepat keta njerez qe duhet te perfaqsonin zerin e popullit,por nuk shohin me larg se barkut babaxhan,e fryrjene kuletes,e bilbilosen ne maj te karriges per ” arritjet” ne cdo fushe jetesore.E d…

Shiko më shumë
Lina Gjoci

Pershendetje Aleks ….Shkrimet tuaja i ndjekim me vemendje…kane vertete nje fryme te shendoshe kritike…Deshirojme qe zerit dhe kurajos tuaj ti bashkohen dhe kolege te tjere….!!!
Aleksander Kolaj

Aleks,pergezime per shkrimin.Problemet qe ti trajton ne shkrimin tend jane shume reale .Sot mirditoreve ,pevec krenarise per historine e tyre,nuk u ka mbetur gje.Nga nje rreth prodhues eshte shnderruar ne nje reth qe biznesin me te madh ka pazarin te ura e Zmese,ne nje gjendje te mjerueshme.Si te mos mjaftonte mungesa e interesimit per rregullimin e infrastruktures ,u be dhe gabimi fatal ne emer te reformave,largimi i istitucioneve drejt Lezhes.Mirditoret jetojne ne Mirdite e qetesia publike u sigurohet ne Lezhe,gjykimi u behet ne Lezhe,mjekimi e sherimi ne Lezhe.Edhe nese gjykatesi a prokurori eshte nga Rresheni do beje 80 km ne dite per te bere detyren,keshtu polici po keshtu mjeku etj.Nuk mund te besohet me cfare llogjike eshte bere kjo reforme kur ne radhe te pare nuk u sherben aspak mirditoreve.Shkrimi yt duhet te sensibilizoje me shume mirditoret qe me forcen e votes se tyre te nxjerrin ne krye perfaqesuesit me te afte,te cilet te mendojne si mirditore e jo te behen qytetare te Tiranes e te mos kalojne Uren e Matit e jo me te mendojne e punojne per Mirditen .
Gjovalin Kadeli

I dashur Aleksander ! Pikerisht kete teme rreth 10 min e kam diskutuar me ton shum te ashper ne foltoren e parlamentit pasi shume te dhena i pata marre nga shkrimet tuaja por rane ne vesh te shurdher siq kane rene shume diskutime e kerkesa te ndryshme per mirditen per ujin e pijshem,kanalizimet , mungesa gjykates dhe e prokurorise dhe puna e pamjaftueshme e komisariatit i kthyer ne nje poste polkicie, keto e shum te tjera un i kam ngritur dhe besoj se e keni ndjekur por kuj tia thuah Saliut? A mjftojne ? jo .duhet te kembengulim qe tu tregojme se : (Mirditen nuk e nenshtruan turqit e vjeter e jo me do ta nenshtrojne xhonturqit e rinj,) marre nga disk ne parlament .
Aleksander Ndoja

z. Deputet…atehere cfar duhet te bejne mirditasit ne krye me deputetet e tyre ne kesi situatash te renda…te pranojne ne heshtje kesi pislleqesh… apo te gjejne nje furqe dhe nje kove me boje tu a tregojne vendin ketyre monstrave….me pas te luajne vendit per pislleqet e tjera…
Flora Jushi

Pershendetje Aleks ! Thone qe kembana bie per ata qe kane veshe…nuk di c’fare pret, tani ne fund te mandatit te tyre, sepse eshte e njejta gje prej vitesh…Mirdita nuk ka ndryshuar…nga bolleku…ndaj ndeshkimi me i mire eshte me vote. Kjo eshte qeveria “jote” sigurisht dhe e imja….
Elsuida Ndoja

Eshte shume e vertete qe keta pseudopolitikane do te thoja orvaten ne lojen e tyre te vazhdueshme, duke u fokusuar tek “arritjet” e tyre dhe tek akuzat per kundershtarin, ne menyre qe te sigurojne kredibilitetin e njerezve, gje qe ju intereson atyre..Por ne fakt, sa i marrin parasysh ata interesat e popullit??? Kjo shihet qarte ne ato cfare renditet dhe ju me lart…! E si mund te besosh tek keta njerez qe pervec nje “shfaqjeje” sa komike aq edhe tragjike nuk ofrojne tjeter tek keta njerez, te ky popull qe kontribuon per karriget e tyre…!
Lindita Prenga

Ju pershendes Z Ndoja dhe ju falenderoj per sensin e kritikes qe qe domosdo duhet te parashtrohhet jo ne uaza te ngushta por ne hone te medhaja pasi po shikoj qe politika ka ndryshu pamje e asht ba sinqerisht pseudo politike kjo jo ne sherbim te Mirditasve natyrisht gjith kjo kronologji qe ke parashtru ne kete materjal ka nje barre te madhe ne supe nuk jan te pasgjidheshme por i anashkalojne me vjen keq por duhet te flasim me letra te hapura e keto letra i parashtove sot ma se miri ti ,do shtoj dicka ky asht deputeti qe i qan hallet popullit ky pra qe nuk ka mandat ,,,,,,,, PO AI ME MANDAT C’BEN no koment faleminderit dhe ju uroj gjith te mirat

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest