Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Kujt ia verbon sytë emri “Mirditë”…?

Nga Pirusti News
11 962 Shikime
SHPERNDAJE

Opinion i botuar ne Tirana Observer…
Aleksandër Ndoja, 2 shtator 2011 www.tiranaobserver.com.al

Kohë më parë disa miq në moshë të re, që nuk u kishte rënë rast për të ardhur ndonjëherë në Mirditë, me telefonojnë për t’i pritur këtu në qëndër të Mirditës, në qytetin e Rrëshenit. Pasi u thashë që këtu mund të vihet shumë shpejt përmes rrugës së re, nuk vonuan telefonata të tjera të tyre duke më kërkuar se ku mund të ktheshim për në Mirditë. Megjithëse u mundova t’ua spjegoj, nuk e kuptova për momentin se pyetjet kishin qënë ironike. Këtë e kuptova shumë më mirë në kafen e parë të takimit, pasi siç më thanë, i madhi Kadare, me të drejtë, ndoshta në një moment sinqeriteti ka deklaruar se “Krishtërimi (Mirdita) është ura asnjëherë e shembur mes Shqipërisë dhe Europës”. I alarmuar por edhe i revoltuar nisa një tour më të vëmendshëm në segmentin e rrugës Milot – Mirditë – Kukës – Morinë – Kosovë.

Situata nuk do asnjë koment. Një dorë e zezë ka “fshirë si me magji” fjalën dhe emrin Mirditë, një emër që ka historinë e lashtë, që nis me PIRUSTËT duke u mbijetuar me stoicizëm të pa shoq 500 viteve të pushtimit nga otomanët, austro-hungarezët, zogollianët, komunizmi, pse jo edhe post-komunizmi. Rruga nga Miloti në Kukës kalon në rreth 80 përqint të saj përmes territorit të Mirditës, duke e prerë atë diagonalisht përmes Skurajve, Rubikut, Rrëshenit, Oroshit dhe Komunës së Fanit, në ekstremin e së cilës kufizohet më Kukësin në qafën e Kumbullës. Por çuditërisht shkarrashkruesit e tabelave nuk e kanë harxhur as një gram bojë për të treguar se rruga kalon edhe nëpër Mirditë, madje as në vijën “kufitare” në Skuraj aty ku tabelat prekin tokën e Mirditës.

Kjo dorë e zezë, veprimin e saj e ka nisur që herët, kur Ahmet Zogu dhe pasuesi i tij Enver Hoxha me qëllime të mbrapshta shtypëse, nuk hezituan të “presin me gërshërë” copa të majme të territorit të Mirditës, dhe kalimin e tyre nën juridiksionin e Kukësit, Dibrës, Shkodrës, Lezhës, Matit e Kurbinit.

  • Problemi i tabelave nuk do të kishte bërë përshtypje shumë, nëse kohë më parë nuk do të kishte ndodhur një histori e përafërt, kur një dorë po aq e zezë guxoi të shkulte tabelën “Mirditë” në afërsi të Përzanës në rrugën e vjeter afër Urës së Milotit, dhe ta spostonte disa km në territorin e Mirditës, deri në afërsi të Rrasfikut. U desh presion i madh i komunitetit intelektual dhe kryesisht i gazetarëve të zonës për të bërë të mundur spostimin sërish të tabelës.

  • Sërish ky veprim nuk do të kishte bërë përshtypje nëse në një vendim qeveritar të kohëve të fundit thuhet se ato festa që koincidojnë me ditën e dielë nuk do të kompensohen me një ditë tjetër të javës. Ne fakt me këtë vendim qeverie taksativisht persekutohet vetëm festa e Pashkëve, pasi vetëm ajo bie detyrimisht ditën e dielë të javës.
  • Problemi i tabelave nuk do të kishte bërë përshtypje nëse me urdhra adminstrativë nuk do të ishin larguar të gjitha institucionet nga Mirdita, ndërkohë që përgatitet në mënyrë të heshtur edhe largimi i spitalit. Madje kohë më parë edhe situata e rendit u la në mëshirë të fatit, dhe ndodhën ato që ndodhën fundvitin e kaluar.

  • Një problem i tillë nuk do të kishte bërë përshtypje sikur në të gjitha zyrat e pushtetit, sidmos atij qëndrorë, mirditasit të mos ishin fshirë me fshesë. Si rrallë herë në historinë e shtetit shqiptar që nga koha kur dom. Nikoll Kaçorri ishte N/ Kryetar i qeverisë së Ismail Qemalit, në vitet e fundit nuk ka asnjë ministër mirditas, as zv.ministër, as drejtor drejtorie e as drejtor policie.

Dhe sëfundi, ajo çfar bën më shumë përshtypje është se përballë kësaj situate, ata që e kanë detyrë për të folur dhe vepruar heshtin, dhe vetëm heshtin. Pikërisht në këtë rrugë kalojnë pushtetarët mirditas por edhe opozitarët.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest