Shoqëria Kulturore Artistike e krijuar me vendimin nr. 3514, datë 19. 02. 2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka një program të qartë të përcaktuar dhe që është realizuar me sukses të plotë deri tani. Pikërisht në mbledhjen e parë të saj pas dhënies së vistos nga Gjykata e Tiranës, me vendimin nr. 2 të protokolluar, Kryesia e kësaj shoqate kulturore dhe artistike ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur mbi titujt e nderit që jep shoqata, bazuar edhe mbi ligjet përkatëse të shtetit shqiptar.
Pikërisht në këtë mbledhje u vendos si më poshtë:
Të bëjë vlerësime, të propagandojë vlerat me elitare të krijuesve mirditas kudo ku jane, dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të na mbështesin dhe të bashkepunojnë si me poshte:
TITUJ NDERI QE DO JAPE SHKA MIRDITA:
- KRENARIA E MIRDITES
- NDERI I SHKAMIRDITA
VLERESIME
– MIRËNJOHJE
– ANTAR NDERI I SHKA MIRDITA
ÇMIME
-Çmimi i madh vjetor i revistës “Yjet e Arberit”
– Çmime sipas sruktures se revistes, per studimin, per poezine dhe poetet e rinj, per tregimin dhe ese-në, për prozën, portretin, reportazhin për kritikën artistike dhe gjithë gjinitë që do botohen ne reviste.
– Për artet figurative, për kopertinën, prortretin, pejzazhin, kompozimin grafikën dhe gjinitë e ndryshme të artit figurativ.
– Çertifikata e diploma për pjesmarrje.
ORGANE TE SHTYPIT-
– Revista me titull “Mirdita” do të jetë Kulturore dhe Artistike, periodike çdo tre muaj. Tirazhi do të jetë 500 deri 1000 ekzemplare
– Të punohet për ta nxjerre sipas rastit edhe në gjuhë te huaj, një përmbledhje në anglisht, gjermanisht dhe gjuhë të tjera sipas materialit, qëllimit e përmbajtjes së revistës.
-Gazeta e Shka “Mirdita” “Fletorja e Mirditës” e përmuajshme, me 200 ekzemplare.
-Fletë –palosje të ndryshme, njoftime.
- Per propagandimin e aktiviteteve të përdoren portalet elektronike, promovimet, shtypi vendas dhe ai ndërkombetar, televizionet e ndryshme brenda e jashte vendit, me kronika , intervista, botime etj. Ekspozita të artit figuartive e pamore. Mardheniet me shoqata si motra kombetare dhe mbarekombetare e nderkombetare..

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

