Prof. Mrsc . Murat Ajvazi, u lind me 01.08. 1960 në fshatin Hajkobillë (Gjelbrishtë), komuna e Prishtinës. Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa katër vitet e tjera i kreu në Prishtinë, në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë. Shkollimin e mesëm, në gjimnazin e Prishtinës në vitin 1979. Pas përfundimit të shkollës së mesme, u regjistrua në degën e Historisë, ne Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, të cilin e kreu me kohë të rregullt, në qershor 1983. Në vitin shkollor 1983 –‘84, regjistroj studimet pasuniversitare në degën e historisë të këtij fakulteti dhe në afatin e caktuar, përfundoi hulumtimin dhe specializimin në Zagreb të Kroacisë, pasi dha të gjitha provimete parapara me datë 12.12.1987, mbrojti me sukses punimet e magjistraturës në praninë e komisionit nga Shkupi dhe Prishtina me titull: “Shtypi kroat ndaj çështjes shqiptare 1881-1912”, dhe mori titullin magjistër i shkencave historike.
Disa vite ka punuar si mësimdhënës në disa shkolla dhe disa institucione arsimore të Prishtinës. Aktualisht është Kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër, Anëtar i Këshillit botues të revistës “Mirdita” si dhe Kryeredaktor i revistës shkencore “Gjurmë Historike” që e boton Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër. Mr.sc. Murat Ajvazi ka qenë anëtarë i kryesisė së Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë nė Zvicër dhe anëtarë i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë me seli në Gjermani.
Deri më tani ka publikuar këto studime shkencore:
- “Hiroshima dhe Nagasaki”, “Rilindja”, Prishtinë , 1983.
- “Revolucioni i tetorit 1917, flakë që ndezi frymën revolucionare ”, “Rilindja”, Prishtinë, 1983.
- “Një pasqyrë e lëvizjes punëtore ndërkombëtare ”, “Rilindja”, Prishtinë, 1985.
- “Zef Lush Marku”, “Boletini i muzeut të Kosovës”, nr. 15/16, Prishtinë, 1985.
- “Mirdita sipas shtypit kroat 1875-1881”, “Mirdita”, nr. 12, Tiranë, 2016.
- “Rethanat politike në Ballkan- Mirdita sipas shtypit kroat 1881-1900”, “Mirdita”, nr. 13, Tiranë , 2016.
- “Reformat në Turqi – Mirdita sipas shtypit kroat 1900-1903”, “Mirdita”, nr.14, Tiranë, 2017.
- “Rezistenca shqiptare, kundër reformave turke dhe fuqive të mëdha-Mirdita sipas shtypit kroat 1903-1906 ”, “Mirdita”, nr. 15, Tiranë, 2017.
- “Kryengritjet antiosmane shqiptare ne Kosovë dhe Krujë-Mirdita sipas shtypit kroat 1906-1907”, “Mirdita”, nr. 16, Tiranë 2017.
- “Revolucioni xhonturk dhe rrethanat shoqërore dhe politike në Ballkan-Mirdita sipas shtypit kroat 1907-1908”, “Mirdita”, nr.18, Tiranë, 2018.
- “Kryengritjet e armatosura të vitit 1909 dhe pjesmarrja e mirditorëve, sipas shtypit kroat”, “Mirdita”, nr.19, Tiranë, 2018.
- “Kryengritja e vitit 1910 në Kosovë dhe pjesmarrja e mirditorëve, sipas shtypit kroat”, “Mirdita ”, nr. 20, Tiranë, 2018.
- “Kontributt i mirditorëve gjatë krryengritjes së vitit 1911, sipas shtypit kroat”, “Mirdita”, nr.22, Tiranë, 2019.
- “Kryengritja e vitit 1912 dhe kontributi i mirditorëve, sipas shtypit kroat”, “Mirdita”, nr. 23, Tiranë, 2019.
- “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 1912 dhe kontributi i mirditorëve, sipas shtypit kroat”, “Mirdita”, nr.24, Tiranë, 2019.
- “Rreth takimit, me 3 Prill 1913 në Prizren të Marka Gjonit me komandantin e Armatës së Tretë serbe, Gjeneral: Bozha Jankoviç, sipas shtypit kroat”, “Mirdita”, nr. 27, Tiranë, 2020.
- “Një letër e albanologut të njohur Nobert Jokli; dërguar Aleksandër Xhuvanit, me 15 korrik 1928”, “Mirdita”, nr.28, Tiranë, 2020.
- “ Gjergj Fishta i preferuari i shtypit kroat në vitet 1850-1905”, “Mirdita”, nr.29, Tiranë, 2020.
- “Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, në veprën e historianit zvicerian frakofon Simon de Sismondi”, “Justiniani II”, nr. 1 – 2020, Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren, 2020.
- “Beteja e Vranës dhe letërkëmbimi i sulltan Muratit me Skënderbeun ”, “Dielli demokristian”, nr.43, Vjenë, 2020.
- “Monografia Domgjoni, një vlerë e patjetërsueshme në historinë e shkruar të kësaj krahine”, “Gjurmë historike”, nr. 1, Prishtinë, 2020.
- “Gjergj Kastrioti –Skanderberg in istoriografia elvetiane” , “Albanica”, nr. 7, Bukuresht, 2020.
- “Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në literaturën zviceriane”, “Prizren-Lezhë”, 2019.
- “Bashkëpunimi i At. Shtjefën Gjeçovit me shqiptarët muslimanë në Kosovë, për parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, gjatë viteve 1919-1928”, “Prizren”, 2020.
- “Lidhja e Lezhës në dritën e historianëve zvicerianë”, “Gjurmë historike”, nr. 1, Prishtinë, 2020.
- “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fokusin e komandantit trim Kemail Shaqiri ”, “Gjurmë historike”, nr.1, Prishtinë, 2020.
- “Gjendja në Ballkan dhe fitoret epara të Skënderbeut kundër osmanëve sipas historianitzvicerian frankofon,Simode de Sismondi”, “Dielli demokristian”, nr.45, Vjenë, 2021.
- “Date despre Skanderbeg prezentate de istoriculi elvetian Ernst Münch”, “Albanica”, nr.9, Bukuresht, 2020-2021.
- “ I.Dermaku si studüle sole despre activitatea patriotului Nikolla Naço” “Albanica”, nr. 12, Bukuresht, 2021.
- “Historia literaturi albaneze delaorigini pana in prezent”, “Gjurmë Historie”, nr. 2, Baden, 2021.
- “Rreth numrit të parë të revistës “Gjurmë historike”, “Gjurmë historike”, nr.2, Baden, 2021.
Libra të botuara:
- “Çështja shqiptare në shtypin kroat 1881-1912”, Prishtinë, 2012.
- “Revolucioni xhonturk dhe shqiptarët, sipas shtypit kroat 1890-1909”, Pishtinë, 2014
- “Kryengritjetshqiptare 1909-1910, sipas shtypit kroat”, Prishtinë, 1918,
- “Kryengritjetshqiptare 1911-1912 dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, sipas shtypit kroat”,Prishtinë, 2016.
- “Skënderbeu në historiografinë zviceriane”, Prishtinë 2018 (e përkthyer në disagjuhë të huaja).
- “Hajkobilla (Gjelbrishta)” – mongrafi, Prishtinë, 2021.
- Është pjesmarrës i shumë konferencave shkencore dhe fitues i shumë mirënjohjeve dhe vlerësimeve në aktivitete të ndryshme në vende të ndryshme të Europës, ndërkohë ka kontribuar me shkrime historike në hartimin e monografisë “Enciklopedia e Mirditës”. Është fitues i çmimit “Yjet e Arbrit”, Tiranë, dhe titullin “Personalitet i shquar i Kulturës” 2021.