Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Mbledhja e qeverisë.. Premtime për monumente, por Dom Nikoll Kaçorri mbeti i harruar.

Ndërsa qeveria shpallte shtatore për figura të tjera të Pavarësisë, emri i firmëtarit Dom Nikoll Kaçorri nuk u përmend fare

Nga Pirusti News
10 015 Shikime
SHPERNDAJE

Botuar në gazetën “Tirana Observer” 30 Qershor 2012

Nga Aleksandër NDOJA

Lexoni me vëmendje një pjesë nga përcjellja e mbledhjes më të fundit të qeverisë, ku merren vendime për festimet e Pavarësisë…

“Do bëhen monumente në Tiranë për figura të Pavarësisë, dhe mirë bëjnë… Lexo:
“…Ndër të tjera, gjatë kësaj mbledhjeje, Ministri i Kulturës, zoti Aldo Bumçi, informoi se përveç monumentit kushtuar Pavarësisë janë shpallur konkurse për shtatoret kushtuar disa personaliteteve të shquara shqiptare si Ismail Qemali, Mbreti Zog, Hasan Prishtina, si dhe monumentit kushtuar Kongresit të Lushnjës. Gjithashtu janë përfunduar, por nuk janë vendosur ende, shtatorja kushtuar Azem Hajdarit, ajo kushtuar Pjetër Arbnorit, shtatorja kushtuar Presidentit Wilson dhe busti kushtuar Petro Markos, i cili do të vendoset në qytetin e tij të lindjes…

Lidhur me këtë temë, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Kulturës një diskutim paraprak me Bashkinë e Tiranës për të bashkërenduar hapat e mëtejshëm. Në këtë kuadër, kryeministri cilësoi si një çështje të rëndësishme rikthimin e eshtrave të mbretit Zog, brenda një afati sa më të shkurtër kohor…”

Pra, shikoni se sa me djallëzi anashkalohet emri i Dom Nikoll Kaçorrit…
Për këtë figurë nuk paska vend për një bust në Tiranë, por vetëm një lapidar të ndryshkur në Krej-Lurë dhe një bust të fshehur diku në Durrës, lënë trashëgim që nga koha e komunizmit…

Të gjithë flasin e shkruajnë për veprën e Dom Nikoll Kaçorrit, duke e renditur si figurë qendrore të Pavarësisë; madje, shpesh i rezervohet një vend nderi në panteonin kombëtar.

Por më shumë se gjithçka, të habit heshtja…
Të habit heshtja e disa forumeve që mbajnë emrin e Dom Nikoll Kaçorrit. Nuk është çudi, në fakt, pasi shumë prej tyre duket se e kanë kthyer këtë emër në formalitet, duke u mjaftuar me copy-paste shkrimesh historike, ndërsa heshtin për të mos prishur qejfin e qeverisë.

Heshtin, edhe kur ka arsye për të folur.
Heshtin, edhe kur dinjiteti i figurës cenohet.
Heshtin, nga frika se mos prishin humorin e zullumqarëve…

Madje, edhe disa “privatizues” të figurës së Dom Nikoll Kaçorrit zgjedhin të heshtin…

Ata nuk janë shprehur për këto fakte:

  1. Dom Nikoll Kaçorri u prit në Rinas me një karrocë mallrash.
  2. Një dekoratë e Presidentit për Dom Nikoll Kaçorrin, si firmëtar i Pavarësisë, iu la një qytetari në Vlorë, vetëm pse ai deklaroi se njihte disa të afërm të priftit patriot.
  3. Në Parlamentin e Kosovës, Presidenti Topi përmendi disa figura të Pavarësisë, por nuk përmendi Dom Nikoll Kaçorrin.
  4. Do të vendosen buste në Tiranë në kuadër të Pavarësisë, madje edhe për figura pa lidhje të drejtpërdrejtë me atë kohë, por jo për Dom Nikoll Kaçorrin…

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest